PVD vendos për zgjedhjet, PD del me listë
Lokale

PVD vendos për zgjedhjet, PD del me listë

02.Oct.2014 22:44
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD) në mbledhjen e Kuvendit të saj të mbajtur në Preshevë ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar Shqiptar, ndërsa Partia Demokratike (PD) po sot doli me listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit.

Subjekti i parë shqiptar dhe më i riu i Luginës, në mbledhjet e mbajtura sot në Preshevë, respektivisht në Bujanoc, morën vendim për pjesëmarrje dhe paraqitën listën e kandidatëve.

PVD, në Kuvendin e Përgjithshëm vendosi të marrë pjesë në zgjedhje të Këshillit të pakicave kombëtare shqiptare që do të mbahen më 26 tetor.

Gjithashtu ky subjekt i ka dhënë prioritet garimit me listë të përbashkët me subjektet tjera apo organizatat joqeveritare.

Në këtë mbledhje ndër të tjera është thënë që, PVD, e brengosur për imponimin e logjikës se në Serbi jetojnë vetëm 5 mijë shqiptarë, krahas aktivitetit zgjedhor, do të organizojë edhe peticion me qytetarë, përmes së cilit do t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare në Bruksel, Strazburg dhe Gjenevë me kërkesë për angazhim më efektiv për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këtë rajon.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e cila më herët ka dal me vendim zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, në mbledhjen e së enjtes në Bujanoc, ka vendosur edhe për emrin listës zgjedhore të këtij subjekti edhe ate si “Partia Demokratike – Dr. Nagip Arifi”.

Lista e kandidatëve të PD-së që do të garojnë për njërin nga 15 vendet në Këshillë, fillon me Arbër Pajazitin, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit.

Ditëve në vijim pritet që edhe subjektet tjera të dalin me listat e tyre të kandidatëve që pretendojnë të jenë pjesë e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/

Sigurohet Abetarja falas për nxënësit e Luginës së Preshevës
Preshevari fyen policin kufitar, arrestohet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration