Presheva, sfidat në infrastrukturë dhe ekonominë e saj
Lokale

Presheva, sfidat në infrastrukturë dhe ekonominë e saj

05.Apr.2016 16:32
0
Presheva njihet si një qytet shumë i vjetër dhe me një pozitë shumë të mirë gjeografike e po ashtu edhe me mundësi shumë të mira për ekonomin e saj. Ky qytet përkufizohet edhe me qytetet tjera siç janë: Bujanovci, Medvegja, Vranja dhe deri në Leskovc. Nga ana tjetër me Kosovën e nga qytetin më të afërt e ka Gjilanin, dhe me Maqedoninë siç është qyteti më i përafërt Kumanova. Kjo pozitë bënë që ky qytet të premtojë dhe të ketë një zhvillim ekonomik shumë më të mirë me një udhëheqje e cila do të kontribuojë në zhvillimin e saj.

Shkruan: Msc. Shpëtim H. Memishi; 

Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë të vitit 2002, Lugina e Preshevës ka 88,966 banorë, prej të cilëve 57,595 janë shqiptarë. Regjistrimi i fundit zyrtar është mbajtur në vitin 2011, por për shkak të pakënaqësisë së shqiptarëve me situatën politike dhe ekonomike edhe për shkak të çështjes alarmuese të migrimit të popullsisë nga Lugina e Preshevës në 10 vitet e fundit, shqiptarët kryesisht kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë. Ndonëse rajoni është i pasur me burime natyrore dhe ka një pozicion strategjik, i pozicionuar afër rrugës Evropiane E75.

Presheva ka mundësit e zhvillimit të infrastrukturës vetëm nga të hyrat e doganës që është në pjesën e territorit të sajë, e zhvillimet të tjera të bëhen nga inkasimet e taksave komunale dhe taksave të kontributeve të bizneseve të ndryshme.

Infrastruktura :

Sa i përket infrastrukturës e dimë se sot gjendja e saj është e mjerueshme dhe ashtu do të vazhdojë edhe për shumë kohë, derisa rinia jonë nuk do të merr një iniciativë dhe të bëjë ndryshimet e duhura me kohë dhe të ngrit zërin e saj. Infrastruktura e Preshevës ka nevojë për rregullimin e rrugëve, trotuareve e po ashtu edhe vendeve relaksuese siç janë: parqet, gjelbërimin dhe ndriçimin e rrugëve, nga mendoj se këto do të bënin jetën e qytetarëve shumë më të mirë dhe po ashtu edhe do të ishte një mundësi për punësimin e disa punëtorëve të këtij qyteti. Po ashtu edhe hapja e fabrikave që janë të mbyllura gati një dekadë, kishte me qenë mundësi edhe më e madhe për mos largimin e qytetarëve nga kjo komunë, ku kemi pasur shumë kërkesa për investim dhe hapjen e tyre nga biznese të jashtme dhe po ashtu edhe bizneset e brendshme. E sot kjo nuk është funksionale nga mos menaxhimi i duhur dhe mos përkushtimi i komunarëve të kësaj komune.

Punësimi :

Duke ditur se Presheva kishte pasur afërsisht 6 fabrika ( kristali, yumko, qiku, simpo, 7-korriku, etj.) që kishin funksionuar në komunën tonë,  e sot kemi vetëm një eventualisht dy prej tyre, nga të cilat janë private dhe pa menaxhimin e komunës së Preshevës. Një menaxhim i mirë dhe i duhur i kësaj komune do të kishte mundësin që të punësoj një numër shumë të madh dhe për një kohë shumë të shkurtër. Nga ajo që dimë se në këto fabrika kishte të punësuar mbi 2000 persona, sot kjo komunë do të kishte të punësuar po këtë numër të personave dhe asnjë i ri nga kjo komunë nuk do të mendonte që të jetoj diku tjetër por në vendlindjen e tyre. Në bazë të kësaj mundemi të kemi popullatë më të kënaqshme dhe popullatë me standard më të mira e po ashtu edhe shtimi i kësaj popullate do të ishte edhe më e kënaqshme.

Edukimi :

Presheva ka një shkollë fillore dhe një shkollë të mesme, nga dhe numri i nxënësve dita ditës është duke u zvogëluar, ku dimë se arsyeja e zvogëlimit të këtij numri është nga kushtet e vështira për mbijetesë dhe një numër i tyre janë që kanë ikur për jetë më të mirë. Shkolla fillore në këtë qytet ishte njëherit edhe ndër shkollat që ka prodhuar nxënës të shkëlqyeshëm sidomos në matematikë dhe lëndë shkencore e cila edhe është krahasuar me shkollat e qyteteve si Prishtinë, Tetovë, Vranj, e po ashtu edhe kishin sjellë edhe dëftesa të vendit të parë e dytë. Po sot kushtet e kësaj shkolle janë shumë të mjerueshme dhe me përgatitje shumë të ulët, e po ashtu edhe me mungesë të literaturave të ndryshme. Kjo shkollë sot ka disa paralele më pak se sa kishte në dekadën e fundit, nga si pasojë është papunësia dhe niveli i mësimit. Sa i përket shkollës së mesme ajo është sa për të thënë që ekziston si shkollë, ku shohim shumë nxënës të kësaj shkolle që rrinë më shumë në kafiteri dhe nuk kanë përgatitjet e duhura për vijimin e mësimeve. Synimet e nxënësve të shkollës së mesme janë që të kryejnë studime jashtë shtetit të Serbisë dhe po ashtu ballafaqohen me shumë probleme nga shteti në mos pranimin e diplomave të tyre dhe neglizhimin e nostrifikimit të diplomave.

Shëndetësia :

Presheva është përballur gjithmonë me problemet e shëndetësisë, dhe mos afrimin e duhur popullatës. Shëndetësia ka ndryshuar vetëm pas luftës së fundit, nga donacionet që jepen nga shtetet e huaja, kanë bërë që kjo shëndetësi të jetë më stabile dhe të ofrojë kushte më të mira. Spitali i Preshevës ka një numër të mirë të mjekëve që punojnë në këtë spital dhe po ashtu me profesionin e duhur të mjekut dhe kujdestarisë. Tash posedon edhe disa vetura në rast të intervenimeve dhe transportit të pacientëve. Po çka do të ndodhë nëse do të ndërpriten këto donacione, si do të veprojë kjo komunë, sa do të ketë buxhet kjo komunë për këtë sektor na mbetet të shpresojmë se do të bëhet një menaxhim më i mirë nga komuna e Preshevës.

Bujqësia :

Komunën e Preshevës ky sektor kishte mundur që të nxjerr sadopak nga kriza e tanishme, si , duke ditur se fshatrat e  komunës sonë janë me një pozitë shumë të mirë dhe me kushte shumë të mira klimatike dhe nëntokësore. Me mbjelljen dhe kultivimin e këtyre fushave, komuna jonë do të ketë mundësi jo vetëm t’i plotësoj nevojat e popullatës por edhe të bëjë biznes me shtetet e Maqedonisë dhe të Kosovës. Si p.sh. mbjellja e patateve që është një kërkesë edhe në vendet Evropiane, mbjellja e shalqirit, e specave dhe po ashtu edhe të domateve. Qyteti i Preshevës gjithmonë është i njohur  edhe me prodhimin e duhanit nga edhe kishte fabrikën e grumbullimit më të madh se në rajonin e Vranjës, e sot nuk kemi prej tyre fare që bëjnë mbjelljen e saj apo një numër shumë i vogël. E këto nuk do të ndodhin nga se në këtë qytet mungojnë subvencionet dhe stimulimet e popullatës, po ashtu mungojnë edhe kuadrat e shkollimit të bujqësisë, se si dhe kur do të kishte me qenë koha e përgaditjeve më të mira të produkteve e po ashtu edhe në raste të katastrofave natyrore si do të shpërblehen dhe kush do të shpërblehet.

Qyteti jonë ka nevojë shumë për kuadro të ri dhe për rini të shkolluar në drejtime të ndryshme e jo siç është gjendja momentale që ka më shumë në sektorin e avokaturës dhe ekonomisë. Nga dhe nuk kanë mundësi që të kontribuojnë për qytetin tonë  mbasi që nuk ka vende ku do të punësohen. Preshevës i duhet të kenë më shumë fabrika të hapura, më shumë lobim në shtetet e huaja për stimulimin e tyre për hapjen e bizneseve të tyre në qytetin tonë. Sa më shumë që do të sjellim biznes të huaj apo edhe atyre vendore, ne do të kemi më shumë qytetar në Preshevë dhe do të kemi më shumë rini e më shumë popullsi.

 

 

Ndërmarrjet e Luginës që depërtuan në tregun e jashtëm
A duhet të mobilizohet diaspora e Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 24 prillit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration