Ndërmarrjet e Luginës që depërtuan në tregun e jashtëm
Lokale

Ndërmarrjet e Luginës që depërtuan në tregun e jashtëm

05.Apr.2016 09:59
0
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kërkojnë të depërtojnë në tregun evropian, cilat janë ndërmarrjet e Luginës që shesin produktet jashtë vendit

Në Odën Ekonomike të Serbisë (OKS), për çdo ditë dhjetëra ndërmarrje të vogla dhe të mesme kërkojnë analizat mbi tregun e jashtëm ku dëshirojnë të eksportojnë dhe të lidhen me partnerë të huaj, njofton RTS, transmeton Titulli.com.

Kryetari i OKS-së, Predrag Padezh, ka thënë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të llogarisin në ndihmën e odës ekonomike për t’u lidhur me partnerë të huaj.

“Kur një firmë drejtohet tek ne, kur shohim se ka potencial, ne i drejtohemi kolegëve tonë nga odat ekonomike të vendeve të huaja në mënyrë që t’i gjejmë partnerë kualitativ”, ka thënë Padezh.

Ekspertët kanë këshilluar ndërmarrësit e vogël që edhe nëpërmjet internetit të depërtojnë në tregjet e huaja, sepse sipas tyre, me investime ne rrjete shoqërore, me njohjen e gjuhës angleze, dhe materiale të mira promovuese, mund të fitojnë një reklamë botërore.

Por, cilat janë gjasat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Lugina e Preshevës, të depërtojnë në tregun evropian.

Sipas hulumtimeve të portalit Titulli, edhe në rajonin tonë ekzistojnë kompani që eksportojnë produkte në vendet e rajonit dhe të Evropës, siç janë “Fluidi”, “Tobler Skele” dhe “Nura” nga Presheva, “Omorika” nga Bujanoci dhe kompani tjera.

Megjithatë disa kompani kanë probleme për të depërtuar në tregun e huaj, dhe për këtë arsye kanë kërkuar ndihmë, si nga pushtetet lokale, poashtu edhe nga qeveria e Serbisë, shkruan Titulli.com.

Lidhur me mbështetjen e qeverisë së Serbisë për ndërmarrësit privat, sekretari shtetëror i ministrisë së ekonomisë, Dragan Stevanoviq, gjatë një interviste ekskluzive për portalin Titulli.com, ftoi ndërmarrësit e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës që të shfrytëzojnë programet e Trupit Koordinues.

Përveç sigurimit të plasmanit, këto ndërmarrjet nga Bujanoci dhe Presheva kanë kërkuar lehtësime, e gjithashtu kanë theksuar edhe problemet me gjetjen e fuqisë punëtore dhe taksat e larta./Titulli.com/ 

Të ndërpritet fjalori i vrazhdë gjatë fushatës dhe të artikulohen kërkesat e shqiptarëve të Luginës (video)
Presheva, sfidat në infrastrukturë dhe ekonominë e saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration