A duhet të mobilizohet diaspora e Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 24 prillit Sheshi i qytetit në Bujanoc
Lokale

A duhet të mobilizohet diaspora e Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 24 prillit

06.Apr.2016 09:14
0
Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të Serbisë, sipas njohësve të rrethanave do të thotë ndryshim i pozitës së tyre në Serbi.

Skender Saqipi, gazetarë, konsideron se subjektet politike do të duhej të motivonin edhe diasporën shqiptare të Luginës që të shfrytëzoj të drejtën e tyre qytetare në përfaqësitë diplomatike të Serbisë në shtetet ku jetojnë.

Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se një përvojë e mobilizimit të diasporës nuk ekziston, nga fakti se shqiptarët nuk janë unik për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që evidente është humbja e besimit të shqiptarëve në institucionet serbe.

Partia për Veprim Demokratik është subjekti i vetëm shqiptarë e cila pritet që gjatë javës të dorëzojë në Komisionin Republikan Zgjedhorë listën e saj zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare./Baki Rexhepi-RTK/Titulli.com/

 

Presheva, sfidat në infrastrukturë dhe ekonominë e saj
Në Preshevë refugjatët presin zgjidhjen e statusit të tyre
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration