Presheva, “rekorder botëror” në vjedhjen e rrymës!
Lokale

Presheva, “rekorder botëror” në vjedhjen e rrymës!

02.Aug.2013 15:38
0
“Në Preshevë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë humbur 52.5 për qind të energjisë elektrike që deri më sot nuk është regjistruar askund në botë”, thonë drejtuesit e Elektrodistribucionit “Jug-Lindor”. Në komunë të Bujanocit kanë humbur 46 për qind  e energjisë furnizuese, ndërsa në Nish 24,8 për qind. Sipas fjalëve të drejtuesve të qendrës për reduktimin e humbjeve në “Jug-Lindje” Mirolub Jovanoviq, në gjysmën e parë të këtij viti, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Shoqëria ekonomike “Jug-Lindje” ka arrit të zvogëlojë harxhimet për 38 milionë kilovatë, e cila kësaj ndërmarrje i ka sjellë të ardhura prej 235 milion dinarë. “Po marrim të gjitha masat që të reduktojmë vjedhjet e energjisë elektrike, dhe humbjet teknike. Jemi duke zëvendësuar matësit elektrik si dhe zhvendosjen e tyre jashtë shtëpive dhe banesave, e cila është një mënyrë për t’i pamundësu shfrytëzuesve vjedhjen e rrymës. Të gjitha këto përpjekje kanë për qëllim zvogëlimin e humbjeve me 2.2 për qind. Kursimi i këtyre kilovatëve është i barabartë me konsumin e energjisë që bënë qyteti i Vranjës për të gjithë muajin janar”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Titulli. Ai rikujton se humbjet komerciale dhe teknike në fund të vitit të kaluar, në rajonin “Jug-Lindje”, arritën në 18.5 për qind të totalit të energjisë furnizuese, respektivisht 864 milion kilovatë energji elektrike. Jovanoviq tha se kilovatët e humbur janë të barabartë me harxhimet vjetore të rrymës që bënë Vranja së bashku me Pirotin./Titulli.com/
Konçuli i ngarkuar, kërkohet shfrytëzimi i kalimeve në Preshevë dhe Medvegjë
Arifi mori pjesë në shënimim e pavarësisë së Zvicrës në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration