Vështrime
Politikanëve të Luginës ju ka humbur “busolla” !
Të analizosh situatën para dhe pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së, shihet një diskrepancë e madhe e deklaratave, fjalimeve dhe veprimeve nga krerët e Luginës së Preshevës.
Shkruan: Naser Afizi;
[caption id="attachment_50445" align="alignnone" width="150"] Naser Afizi[/caption]
Para heqjes së lapidarit ndëgjonim rrahagjokse, çirrje, retorika, folklore nga më të ndryshmet si: nuk lejojmë rrenimin e vlerave çlirimtare, do ta mbrojmë me trupat tanë lapidarian, vetem duke shkelur mbi ne Sërbia mund ta hjek e deri te akti moral i premtuar para mediave , dorëheqja e menjëhershme !
E pamë se keto premtime ishin të pamatura dhe boshe! Në luginë nuk ndodhi asnjëra nga këto të thëna, populli thotë “ fjalët si Demushi e punët si kërkushi”.
Kryeministrin sërb, Ivica Daçiq e quanin “Slloba i Vogël”, por na doli i madh, i cili në mëngjesin e 20 janarit e hoqi lapidarian pa asnjë therrë në këmbë, duke demostruar forcën dhe përgjegjësitë e shtetit ligjor, kurse liderët e luginës ishin në gjumin e thellë të fundëjavës !
Nga pafuqia nuk habiteshim me lidershipin preshevar, sepse kishin marrë premtime të shumta nga Prishtina dhe Tirana, mirëpo dy kryeministrat, ai i Kosovës, perkatësisht i Shqipërisë atë ditë u heshtën dhe dukeshin aq të vegjël sa nuk shihnim as me llupë.
Për tu solidarizuar me popullatën e në vecanti me familjet e dëshmorëve grupi i ashtuquajtur “ Grupi i Unitetit” organizuan një protestë në të cilën nuk patën as më të voglin guxim të dalin, të deklarohen para mediave apo të mbajnë fjalime .
Po atë të ditë nga çasti në çast pritej dorëheqja e kryetarit të Preshevës ( këtë e pati premtuar publikisht në televizionin nacional KTV – Rubikon). Këtë dhe e beri, por e beri “bllof” dorëheqje para kryesisë së partisë, dhe kryesia kinse nuk e aprovoi kërkesën për dorëheqje , qesharake apo jo ?! Ndoshta e ka kopjuar politikën kosovare psh dorëheqjen e Hajredin Kuçi-t, më pastaj pas dy jave kur i kreu pushimet me paturpësinë më të madhe tha “U ktheva” !
Pas gjitha këtyre skeçeve politike të zhvilluara në Luginë, disa politikan në Kosovë thumbuan spektrin politik të luginës me fjalet me të rënda, madje duke i quajtur edhe matrapaz politik e deri te deklarata e kryeministrit të Kosovës i cili gjoja se ishte turpëruar dhe zhgenjyer me mosmbrojtjen e lapidarit nga preshevarët me duar të zbrazta, dhe po i njejti 3 dite me pare ishte takuar me “Sllobën e Vogël”
Më pas, në ditën e së shtunës së 26 Janarit, ishin organizuar 2 ngjarje të rëndësishme: Protesta gjithëpopullore në shenjë solidarizimi për heqjen e lapidarit dhe në anën tjetër mbahej hapja seremoniale e kongresit partiak - PDK .
Përderisa krerët e Luginës do duhej të ishin në ballë të protestës, ata zgjodhën pjesëmarrjen në kongres partie. Pos pjesëmarrjes në kongres, edhe më të turpshme ishin deklaratat e po këtyre liderëve që thurrnin vargje për kryetarin e partisë, i cili para disa ditëve i quajti po këta politikan qyqar dhe te turpshëm që kinse nuk e bënë as veprimin më të vogël për të mbrojtur lapidarin.
Kryetari i Preshevës i buzëqeshur në foltore e ngriti Kryeministrin në piedestalin më të lartë, duke e quajtur XH. Washington e duke e parashikuar edhe si fitimtar të zgjedhjeve të ardhshme dhe firmëtar të nënshkrimit të bashkimit kombëtar. Liderët tjerë i thonin kryeministrit i nderuar e shumë i respektuar, etj etj .
Me keto lajka mundoheshin të ja lëmojnë e ledhatojnë “unin apsolut” kryeministrit i cili qytetarët e po këtyre “lajkatarëve” i ka kushtezuar me pasaporta ta vizitojnë Kosovën, i ka detyruar të paguajnë nga 20 euro për sigurim të automjeteve për 7 dite ( që nuk ndodhë askund! ) dhe i cili as edhe 1 cent të vetëm nuk e ka ndarë për këtë luginë të diskriminuar.
E në anën tjetër Albin Kurti me mijëra e mijëra qytetar brohorisnin në rrugë “ lugina do drejtesi, jo hipokrizi” e shume parolla të tjera në favor të Luginës.
A thua e kanë pyetur këta lider preshevar vetën se si janë ndier në kongres, si janë ndier kur e kanë pare në mbrëmje nëpër kanalet televizive që rrugët e Prishtinës ishin të mbushura me njerëz për popullin e tyre ?
A i ka vrarë të paktën ndërgjegja që ata 10.000 mijë protestues për rreth 2 orë kanë qëndruar në acar, në ftohtë për ta, për qytetarët e tyre ndërsa politikanët preshevarë zgjodhën karrigat e sallës së ngrohtë të kongresit ? …dhe përgjigja do duhej të ishte shume e thjeshtë “ në vend të drejtësisë, zgjodhën hipokrizinë” !!!
Është e kuptushme që skena politike në Luginë, duhet të bashkëpunoj me çdo qeveri që vjen në Kosovë, por kërkesat nga Prishtina zyrtare duhet të jenë konkrete psh. Fondi zhvillimor i Luginës, heqja e barrierave në kufi dhe çështje të tjera që e rëndojnë popullatën e Luginës dhe asesi të përkrahet bllanko, sikur pas heqjes së lapidarit.
Tani besoj se nuk duhet shumë analize për ta parë gjendjen në Luginë, gjendjen e mjerushme qe mbretëron, shkallën e lartë të papunësisë, nivelin e ultë të mirëqenjes e shumë të tjera, sepse mungon presonaliteti politik, mungon lidershipi që vendos vet, dhe këta politikan aktual, nuk e bartin vullnetin e qytetarëve në raport me Kosovën dhe Shqipërinë.
Andaj, porosia ime për liderët e Luginës, sa i përket orjentimit kah Kosova do të ishte, mos qëndroni gjatë në këtë udhëkryq, por merreni busollën dhe orjentohuni kah ata që po e mbrojnë interesin e popullit tuaj dhe do të jenë gjithmonë në përkrahjen tuaj, sepse në të kundërten prap do të zhgenjeheni njejtë, e ndoshta edhe më shumë !
Po e përfundoj me një thënje nga Albert Einstein
“Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë kundërshtuar nga mediokrit. Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdorë me kurajë inteligjencën e tij”
(Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!