Pisllëqet e kohës
Vështrime

Pisllëqet e kohës

09.Mar.2015 20:27
0
Maqedonia ishte shtet,kishte qenë dikur por a do jetë në të ardhmen kjo mbetet enigmë, sepse çdo ditë e më shumë imazhi politik i këtij shteti po bëhet gaz në sytë e qytetarit dhe Evropës.

Shkruan: Shefat M. Ademi

Tashmë kupa është mbushë,populli i këtij shteti ka mbyllur gojën dhe thuajse është bërë asnjanës kinse nuk ka ndodhë asgjë,por ta dimë një gjë se politik bërja e këtij shteti nuk është në interes të qytetarit ,por interesa të politikanëve që po shohim ditëve të fundit.

Çfarë të themi, kur populli është shokuar, me çdo gjë që po shohim që disa mund të kënaqen, mirëpo për disa është bërë tmerr, sepse e drejta vonon shumë por një ditë del në shesh, dhe ja po dalin të vërtetat kur burokracia çdo gjë ka në dorë të vet.

Ata që luftuan që populli të merr frymë lirshëm,më duket se po ndodh e kundërta  nga ajo që është pritë që shqiptarët ti thonë stop politikës diskriminuese sepse  asnjëherë nuk kanë qenë më keq se sot fatkeqësisht.

Deri kur do shkoje kështu më, ti kapim armët edhe njëherë,të dalim humbës apo triumfatorë, gjoja se po luftojmë në interes të ndryshimit politik, kur politik bërja po na vret karakterin çdo ditë e më shumë.

Çdo herë kur sllavët na kanë vra me politikën e tyre kundra shqiptarëve, prapë faktori ndërkombëtarë BE-ja apo SHBA-të është deshtë të ndërhy sepse dihet klika e tyre, shqiptari shet shqiptarin edhe për një qindarkë.

Ideologjia e partisë shqiptare në pushtet që nga zgjedhjet e parakohshme kishte për qëllim anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO çka rezultoi e kundra asnjëra nuk u realizua dhe bisedimet dështuan,  mbetën vetëm ëndrra iluzore sepse hyri në agjendë edhe gjëra më të “rëndësishme”.

Tirana dhe Prishtina sa herë që ndërhynë në çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë theksojnë kemi “marrëdhënie të shkëlqyera" dhe potencojnë se mos ta lëshojnë Maqedoninë sepse destabilizimi i Ballkanit mund të ndodhë shumë shpejt.

Një shtet i cili nuk ka  demokraci, kur kohët e fundit opozita po i çet tenderët dhe çka është më e keqja shqiptarët po fyhen nga maqedonët gjoja se partia e madhe në pushtet ka gjithçka në dorë dhe ajo mund të bëhet “agëË® e kësaj toke, duke ta njollosë luftën e vitit 2001, pastaj MO-në e çka mundet tjetër të mos bëjë.

Zbardhja e së vërtetës nuk ndikon aspak në marrëdhëniet ndëretnike, sepse ata që e zbardhin të vërtetat quhen tradhtarë, përkundrazi ata duhet të quhen pishtarë. Kjo qeveri disi është zbeh,dhe kohëve të fundit ka marrë kritika të ashpra nga ndërkombëtarët se nëse vazhdohet kështu atëherë imazhi i këtij shteti në sytë e tyre do duket joserioz.

Personat që janë përgjegjës për vrasjen e shtetit duhet të ikin nga skena politike se nuk mund të vazhdohet kështu,le të vinë ata që pretendojnë vërtetë të udhëheqin në mënyrë të përsosur, të ecim mëtutje e mos të merremi me politikën e keqe dhe ndërkombëtarët le të na marrin shembull drejt qëllimeve dhe aspiratave tona shekullore...     

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI     

Erdoganizmi vs. titizmit
Mes kotësisë së "ndërkohës" dhe intermexo-t e nevojshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration