Përmbyllja e vitit 2013, ngërçi shtetëror dhe babagjyshi hajdut
Vështrime

Përmbyllja e vitit 2013, ngërçi shtetëror dhe babagjyshi hajdut

28.Dec.2013 10:16
0
Do të ishte gjysma e së keqes sikur fundi i 2013-ës të përfundonte me barutin e petardëvetë cilat edhe këtë vit ua shtuan dozën helmuese ajrit që thithin kosovarëtdhe gjendjen e mjerueshme ditën e nesërme nga mbeturinat. Për më keq, duke shfrytëzuar ngërçin sigurisë publike dhe qytetare në të cilën ndodhën kosovarët, kjo përfundoi edhe me zi. Këtë fundvit, lindi edhe babagjyshi hajdut nga ai gënjeshtar. Me një fjalë, u ballafaquam me babadimrin vrasës. Shkruan: Hilmi Gashi hilmi gashi Mbase si i tillë ka qenë lindur shumë kohë më parë në vendet e tjera të botës. Mirëpo ajo që spikati këtë fund vit, si një e pakapshme kolektive e cila na u shfaq në mjetet e informimit këto ditë të ftohta e të thata të dhjetorit, ishte ngjyrimi i konceptit të babagjyshit me doza të një gjaku të prishur, qyqar e fukara të cilët terrorizuan punonjës edhe në Kosovë siç ishte rasti në një argjendari në qytetin e Prizrenit. Ani pse, tek ne kushtet për një dukuri të tillë janë të pjekura prej vitesh,babagjyshit terrorizues fatbardhësisht nuk e shfrytëzuan gjerë tani këtë gjendje të brishtë të vendit i cili tash e sa kohë është tërësisht në ngërçin e sigurisë publike.Dosido, pa u zgjatur shumë në bisedë për këtë hajdut qyqar, edhe ky vit ishte me kaq shumë referenca apokaliptike. Edhe këtë vit, nuk ngeli kush pa kënduar këngën ‘xhamadani vija-vija’ dhe pa përsëritur ‘unionin’ e trojeve etnike-pellazge-ilire shqiptare. U tha e u ritha ‘o sa mirë me qenë shqiptar o-hej’, pas çdo kënge. Në përgjithësi, tautologji të tilla nacionaliste shfaqen posaçërisht nëpër vende të rrezikuara në kuptimin e kombësisë dhe sovranitetit. Në këtë rast, është më shumë përsëritje e një ‘fetishi’ - pra një ‘kombëtarie’ që kërkon të imponohet me çdo kusht përmbi probleme ekzistenciale si p.sh. mbijetesa ekonomike.Krejt kjo për të trumbetuar një nacionalizëm mjeran. Një krenari kombëtare që nuk arrin të dalë jashtë turbo-folkut, tifozërisë dhe ekzaltimit të çiftelisë. Një patriotizëm që nuk arrin të kacavirret për asnjë lloj ndjesie pozitive të ndonjë zhvillimi konkret të kësaj super-ideologjie që e quajmë Kosovë.Një nacionalizëm si narkozë shpëtimi në tërë këtë katrahurë mjerimi. S’ka dyshim se edhe viti në të cilin po hymë, për Kosovën pritet të jetë një vit i njëjtë për kah avazi i 2013-ës, me shumë episode humoristike në bizaritet që doajenët kosovarë të politikës do t’i servojnë në vazhdim. Situata është sot e vështirë dhe e rëndë ashtu si në dhjetoret e viteve të kaluara. Këtë e sollën institucione tona të çdo qeverie që kanë qenë në pushtet pa dallim, e kemi sjellë vetë, me pazotësinë dhe heshtjen tonë. Pra, me pak fjalë e kemi prishë me gjithçka. Më kujtohet një fakt nga historia: kur nisi qëndresën e saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit, prijësi i urtë Haxhi Zeka lëshoi kushtrimin "Çohuni burra se serbi na e mori Nishin", e tash shihni se si jemi rrudhë. Druaj se po përsëritet historia fatkobe, duke thënë pas dhjetë e pesëmbëdhjetë vitesh "si dreqin na e mori shkau Mitrovicën?", "si dreqin na ikën komunat ku flitej shqip e këndohej e vajtohej shqip?", "si u ndamë kështu duke qenë gjallë, e për më tepër duke qenë fitues?!". Pyetjekëto që do të gozhdojnënë pritje të ndonjë përgjigjeje. Dosido, të gjithë këto dihen mirëfilli. Njerëzit qeshin me vete, në shtëpitë e tyre, në dhomat e tyre, me shoqi shoqin, brenda, gjithnjë brenda, sepse jashtë e kanë vështirë të qeshin, e kanë vështirë të rebelohen apo protestojnë, e kanë vështirë të kuptojnë se në fjalorin e gjuhës shqipe është edhe fjala "kundërshtoj". Pas kalljes barbare të piroteknikës përgjatë këtyre netëve, i themi mirësevjen vitit 2014. Do ta nisim janarin duke blerë bukë që shitet për 1 kilogram, e nuk i ka as 300 gramë. Duke paguar parkingun për të hyrë në emergjencë në QKUK. Duke studiuar në UP dhe institute të tjera të dijes që mbyllen për akuza për krim të organizuar ekonomik e shpëlarje parash. Duke lindur pa pasur shërbim social dhe mjekësor. Duke vdekur pa pasur mundësi ku të varrosesh. Na duhet nacionalizmi, Viti i Ri, xixat dhe vodkat e prodhuara ilegalisht në Kosovë për të mos parë varrin masiv ku jetojmë. Megjithatë, Ju qoftë vit i mbarë!     ___________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Arsimi përballë politikës
Marrëzia e profesorit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration