Lokale
PDSH bojkoton zgjedhjet, faktori ndërkombëtarë presion për pjesëmarrje
Diskutimet brenda subjekteve politike shqiptare në Luginë rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit në Serbi ende po vazhdojnë, ndërsa Titulli mëson se Partia Demokratike Shqiptare, të cilën e udhëheq Ragmi Mustafa njëherit kryetar i komunës së Preshevës ka vendosur që t’i bojkotojë këto zgjedhje.
Siç ka mësuar Titulli, PDSH ka mbajtur një mbledhje maratonike mbrëmë dhe kryesia e kësaj partia ka vendosur që mos të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Burimi i Titullti thotë se kryetari Mustafa dhe e gjithë kryesia ka arsyetuar vendimin se pjesëmarrja eventuale nuk mundë t’i zgjidhe problemet e shqiptarëve në këtë rajon duke pasur parasysh presionin e vazhdueshëm të Beogradit për të diskriminuar shqiptarët në çdo sferë të jetës politike, ekonomike e shoqërore.
Gjithashtu duke u thirrur në burimin e Titullit, PDSH përveç se do të bojkotojë zgjedhjet e 16 marsit ajo pretendon të jetë edhe bartëse kryesore për të ftuar opinionin për bojkot.
Përfaqësuesit politik të Partisë Demokratike, Partisë Demokratike Shqiptare, Lëvizjes së Progresit Demokratik, Bashkimit Demokratik i Luginës dhe Unionit Demokratik Shqiptar të hënën kanë mbajtur një takim konsultativ në Bujanoc për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.
Të enjten 5 partitë politike shqiptare PDSH , PD, LPD, BDL dhe UDSH kanë paralajmëruar të zhvillojnë edhe një takim në Preshevë për të sjellë një vendim rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare më 16 mars.
Vlen te theksohet se faktori ndërkombëtar, përfaqësuesit e qeverisë në Tiranë dhe asaj në Beograd po bëjnë thirrje të vazhdueshme për të dal unik në mënyrë që shqiptarët të kenë së paku dy deputet në parlamentin e Serbisë.
Deri tani PDSH është partia e parë që është shprehur kundër pjesëmarrjes, ndërsa pro është shprehur partia e Riza Halimit PVD, dhe kandidati shqiptar në Preshevë nga Partisë Liberale Demokratike, ndërsa partitë tjera shqiptare akoma s’kanë dal me ndonjë vendim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!