Ja kush do ta përfaqësojë Luginën në të ardhmen
Lokale

Ja kush do ta përfaqësojë Luginën në të ardhmen

04.Feb.2014 19:57
0
“Detyrat e shtëpisë” nga Tirana e Prishtina: Përbërja reprezentative e shqiptarëve të Luginës: Kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, kryetari i KKSH-së, deputeti popullor dhe kordinatori i Grupit nga shoqëria civile. Pas vizitës së fundit të përfaqësueve politikë të shqiptarëve të Luginës në Tiranë, dolën në shesh shumë elemente të diskutuara me diplomatin shqiptar, Ditmir Bushati. Përveç kritikave të shumta që kishte marrë përbërja e delegacionit të Luginës, s’do mend se para liderëve janë parashtruar edhe disa obligime që ata duhet t’i kryejnë për  një periudhë shumë të shkurtër kohore. Me një urgjencë, krerët e politikës shqiptare të Luginës duhet ta zgjidhin metodën e përfaqësimit dhe prezantimit në raport me Beogradin zyrtar, faktorin ndërkombëtar dhe atë mbarëkombëtar. Njëri nga kushtet themelore është që të formohet përbërja e ngushtë e delegacionit reprezentativ të Luginës, e cila do të numëronte më së shumti pesë përfaqësues, e jo si deri më tash një grupacion i cili e kalonte shifrën dhjetë . Përbërja e deritanishme shpesh ishte bërë objekt i talljeve nga të gjitha faktoratë realevant, qoftë vendor apo edhe ndërkombëtarë. Më t’u kthyer nga Tirana, si duket subjektet e këtushme politike, shumë seriozisht e kishin marrë kërkesën e diplomacisë shqiptare dhe me një përkushtim kanë nisur bërjen e “ detyrave të shtëpisë “. Pjesa dërmuese e partive politike të Luginës janë dakorduar që në përbërjen reprezentative të delegacionit të jenë, kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, deputeti popullor dhe një përfaqësues nga shoqëria civile i cili njëjohësisht do të ishte edhe kordinator i Grupit. Ministria e Punëve të jashtme e Shqipërisë ka rekomanduar që kordinatori të jetë nga shoqëria civile, ngjashëm sikurse modeli i dikurshëm i “ Grupit të Unititetit “ të Kosovës, i emëruar nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, që për kordinator kishte Blerim Shalën, i cili atëbotë nuk i takonte asnjë subjekti politik. Këtë model të përfaqësimit, sipas burimeve nga spektri politik i Luginës, për momentin e kanë përkrahur tri forcat kryesore të këtushme :politike , Partia për Veprim Demokratik ( PVD ), Partia Demokratike Shqiptare ( PDSH ) dhe Partia Demokratike ( PD ). Të vetmën vërejtje për momentin PDSH dhe PD e kanë tek  kordinatori i Grupit, i cili sipas tyre,  nuk duhet të jetë i afërt me ndonjë subjekt politik. Nga ana tjetër, Lëvizja e Progresit Demokratik ( LPD ) dhe Bashkimi Demokratik i Luginës ( BDL ) dhe Unioni Demokratik Shqiptar ( UDSH ) edhe më tej kërkojnë të jenë pjesë e delegacionit, por burimet tona brenda qarqeve diplomatike në Tiranë janë kategorikisht kundër këtij insistimi, ngase subjektet e lartëpërmendura nuk e kanë peshën e duhur të votës. “ Është e pakuptimtë që LPD të jetë pjesë e përbërjes së ngushtë të delegacionit kur dihet se ajo është pjesë e koalicionit lokal në Bujanoc, dhe përfaqësimin në mënyrë adekuate mund ta bëjë kryetari i komunës. Parimi i ngjashëm vlenë edhe për BDL-në e cila është pjesë e koalicionit lokal në Preshevë , dhe qëndrimet e saj mund t’i prezantoj kryetari i asaj komune.  Ska dyshim se ngjashëm është edhe përsa i përket UDSH-së, të cilën mund ta përfaqësoj kryterai i KKSH-së , e që si pjesë të koalicionit ka këtë ky subjekt, ndërsa deputeti popullor, ndër të tjera, mund t’i përfaqësoj edhe shqiptarët e komunës së Medvegjës “. Kërkesë të ngjashme si MPJ e Republikës së Shqipërisë, për përfaqësim me përbërje të ngushtë, do të ketë, sipas gjitha gjasave, edhe qeveria e Kosovës. Këtë obligim që udhëheqësit e subjekteve të këtushme politike duhet ta plotësojnë, zyrtarët ksovarë do t’ia kumtojnë atyre brenda këtyre dy-tri ditëve kur edhe do t’i ftojnë në Prishtinë. Që tani është e sigurt, se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në takimin e Prizrenit janë dakorduar për qëndrimin e përbashkët rreth“ Çështjes së  Luginës “. Pas kryerjes së kësaj detyre të parë, para liderëve të Luginës pritet detyra e dytë e shtëpisë, ajo është, pjesëmarrja unike në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit. Ky material është përgatitur si kronikë televizive në edicionin informativ Spektri Info, të datës 04.02.2014
PDSH bojkoton zgjedhjet, faktori ndërkombëtarë presion për pjesëmarrje
Ministria, përmes Ambasadës në Beograd, sqaron takimin e Liderëve në Tiranë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration