Lokale
PD ngushëllon familjen, kërkon zbardhjen e rastit
Partia Demokratike me seli në Bujanoc i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjes Bajrami nga fshati Tërrnoc për humbjen e birit të tyre, gjithashtu kërkon zbardhjen deri në fund të rastit të vdekjes së Reshat Bajrami në burgun e Vranjës.
"Kërkojmë nga të gjitha instancat përgjegjëse , para së gjithash nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë të dalin me raporte të qarta për shkaqet që çuan në vdekjen e të burgosurit Bajrami. Kryesia e PD-së dhe gjithë anëtarësia e saj i shpreh ngushëllime të thella familjes Bajrami me rastin e humbjes së birit të tyre. Njëkohësisht, shfaqim shpresën që raste të tilla mos të përsëriten në të ardhmen", thuhet në kumtesën e lëshuar sot nga PD.
Ky subjekt politik i bëjmë thirje edhe faktorit ndërkomëtar , instuticioneve përgjegjëse të mediave dhe organizatave profesionale të punëtorëve medial të ndikojnë tek shtypi i Beogradit në eliminimin dhe parandalimin e mëtejmë të shkrimeve tendencioze, qëllimkëqija dhe pa kritere profesionale që po sajohen ndaj shqiptarëve të Luginës në përgjithësi dhe disa vendbanimeve në veçanti, sidomos ndaj Tërrnocit.
"Partia Demokartike mbetet e përkushtuar në orientimet e veta se vetëm një qasje serioze ndaj çështjes së Luginës nga ana e Qeverisë në Beograd me një përfshirje të shtuar të faktorit ndërkombëtarë dhe me një interesim shtesë të Shqipërisë e Kosovës do të sillte paqe dhe stabilitet të përhershëm në këtë rajon", thuhet në kumtesën e PD-së./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!