PVD: Bisedimet në këto kushte, janë të dëmshme dhe joproduktive
Lokale

PVD: Bisedimet në këto kushte, janë të dëmshme dhe joproduktive

22.Nov.2013 18:03
0
Në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur, të premten në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka shqyrtuar dhe analizuar situatën aktuale në Luginë të Preshevës Zhvillimet e fundit në bisedat me përfaqësuesit e  Qeverisë së Serbisë rreth kërkesave për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, sidomos, mos aprovimi i amendamenteve  të deputetit Riza Halimi në procesin e aprovimit të Ligjit për selitë e gjykatave dhe prokurorive, dëshmon qartë mosgatishmërinë e qeverisë serbe që zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve t’i qaset me seriozitetin e duhur dhe në frymën e standardeve të BE-së. “Tendenca e imponimit të zgjidhjeve duke u bazuar në rezultatet jo të plota të Regjistrimit të popullatës më 2011, duke e konsideruar Bujanocin komunë me vetëm 214, Preshevën me 461 dhe Medvegjën me 521 shqiptarë, duke mohuar në këtë mënyrë ekzistimin e mbi 60 mijë shqiptarëve tjerë, për PVD-në është e papranueshme”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot nga ky subjekt politikë shqiptar. PVD, po ashtu e sheh të dëmshëm qasjen e ministrive përkatëse ndaj Këshillit Nacional të shqiptarëve të cilat në mënyrë sistematike, siç shkruan kumtesa “duke shkelur ligjet vendore, ia mohojnë dhe bllokojnë  kompetencat këtij institucioni”. PVD, gjithashtu, shpreh brengosjen dhe indinjatën më të thellë me rastin e vdekjes në rrethana të paqarta të Reshat Bajramit, veçanërisht, kur ekzistojnë indicje të bazuara se i ndjeri R. Bajrami, më herët, kishte kërkuar ndihëm mjekësore e cila nuk i është ofruar. Duke pasur para sysh gjithë këto argumente, PVD, konsideron jo produktiv dhe të dëmshëm vazhdimin e bisedave me këto kushte diskriminuese./Titulli.com/
Konfirmohet: Lugina ndërpretë bisedimet me qeverinë serbe
PD ngushëllon familjen, kërkon zbardhjen e rastit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration