titulli.com
Lokale

Humaniteti turk vazhdon: Tana nga Presheva do të operohet në Turqi

22.Nov.2013 11:34
0
[caption id="attachment_97188" align="alignleft" width="200"]Tana Sabedini Tana Sabedini[/caption] Tana Sabedini nga Presheva vuan nga sëmundja e zemrës Aorta, e cila falë ndihmës së njërzëve dashamirë dhe organizatave të ndryshme ajo shumë shpejtë do t’i nënshtrohet operacionit për shërimin e saj. Për vajzën e cila sapo i ka mbushur 1 vjet operacioni do të kryhet në spitalin shtetërorë të Turqisë më konkretishtë në Edrene. Operacioni do të bëhet falas pa shpenzime materiale, e që të gjitha shpenzimet do t’i mbulojw vet spitali i Edrene-së që tregon një shembull të mirë të humanitetit ndaj rasteve në nevojë. Për operacionin vjazës njëvjevcare nga Presheva  i cili do të kryhet shumë shpejtë kontributë të madhë ka dhënë Qani Nalbani nga fshati Bilaç. Këtë për Titullin e konfirmon Agon Ajeti kryetar i Zyrës për të Rinjë në Preshevë. Ajeti i cili së bashku me grupin e të rinjëve që kanë organizuar edhe aksionin për mbledhjen e mjeteve për operimin e Tanës thotë se të gjitha meritat shkojnë për Qani Nalbanin, sepse pa ndihmën e tij ky operacion vështirë se do të ishte realizuar pa mjete financiare. [caption id="attachment_97189" align="alignright" width="200"]Zyra e të Rinjëve në Preshevë gjatë aksionit për grumbullimin e mjeteve financiare për Tanën Zyra e të Rinjëve në Preshevë gjatë aksionit për grumbullimin e mjeteve financiare për Tanën[/caption] Ajeti thotë se kontribut ka dhënë edhe gazetarja Kimet Kara. Nga Zyra e të Rinjëve në Preshevë thonë se mjetet që tashmë janë mbledhur për operimin e Tanës do të dedikohen për ndihmë të personave tjerë që mund të kenë nevojë, që do të hulumtohet në të ardhmen se cilët fëmijë me gjendje të rëndë shëndetësore dhe me kushte të vështira ekonomike ka nevojë për ndihmë. Vlen të theksohet se vlera e përgjithshme e operacionit të Tanës kushton 50.000 euro. /Titulli.com/    
PD ngushëllon familjen, kërkon zbardhjen e rastit
LPD: Beogradi nuk është liruar nga mentaliteti i regjimit të Millosheviqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration