Lokale
OVL nderon dëshmorët
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve
OVL e UÇPMB-së informon qytetarët se homazhet do të bëhen të martën më 26 shkurt në orën 10h duke filluar në fshatin Konçul të Bujanocit, te lapidari i dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi.
Homazhet bëhen me rastin e 14-të vjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmorit të parë të UÇPMB-së Fatmir Ibishit.
"Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e dëshmorëve," thuhet në njoftimin e kësaj organizate, të nënshkruar nga kryetari Edmond Isufi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!