Preshevari akuzon spitalin për nxjerrje ilegale të organeve
Lokale

Preshevari akuzon spitalin për nxjerrje ilegale të organeve

25.Feb.2013 12:14
0
Familja Sadriu nga Presheva vazhdon akuzat se nëna e tyre ishte viktimë e spitalit “Acibaden Sistina” në Maqedoni, ku ishte tentuar heqja ilegale e veshkës së saj, por ky tentim ishte zbuluar nga familjarët që kanë denoncuar këtë spital. [caption id="attachment_55195" align="alignleft" width="355"]Kujtim Sadriu me nënën Zymryte, tashmë të ndjerë Kujtim Sadriu me nënën Zymryte, tashmë të ndjerë[/caption] “Maqedonasit tentuan t'ia marrin veshkën nënës sime, e sot më kërcënojnë mua, vetëm pse rastin e paskam publikuar në media. Akti i nxjerrjes së organit dështoi pasi që ne jemi familje që kemi mjek në gjirin tonë familjar dhe kuadro të dalluara edhe në Gjermani. Bëhet fjalë për Zymrite Sadriun, e cila ka ndrruar jetë më 27 janar të këtij viti, pas shumë përpjekjeve për shërimin e saj. Ngjarja e tillë ka përfshirë mediat serbe, por edhe ato në Maqedoni, me ç'rast gazeta “Vest” ka sjellur edhe deklarimet e autoriteteve të spitalit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), pas akuzave të familjarëve. Kujtim Sadriu thekson se këtë rast do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të tij. Ai thekson se ka denoncuar rastin për mediat dhe se dëshmia e tij e dhënë vlen që MPB dhe organet hetimore të nisin hetimet. Kujtimi denoncon edhe për keqpërdorime të tjera. “Për sa i përket plaçkitjes në para, nëna ime nuk ka pasur nevoj për aspirator të frymëmarrjes, se ajo hyri në këmbë të veta dhe me frymarrje, por e gjitha do të dëshmohen në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg, se në Maqedoni e di se do të jetë formale, sepse dominon politika kriminale. Unë do të filloj padinë për hirë të drejtërsisë se gjitha provat dhe të vërtetat janë në anën tonë”, ka deklaruar Kujtim Sadriu. Drejtori i klinikës, dr.Nikola Pançevski në deklaratat e tij për mediat serbe dhe “Vest” ka përgënjeshtruar pohimet e familjes Sadriu, duke nënvizuar se ato janë deklarata të pabaza. “Ky është një tentim për të rrënuar imazhin e spitalit, sepse jemi më i përsosuri në Maqedoni dhe rajon” theksoi dr. Pançevski. Sipas tij, në tërë dokumentacionin mjekësor vërtetohet se nuk ka pasur qëllim intervenim kirurgjikal sepse sëmundja e pacientes nga Presheva mund të shërohej me terapi. Pançevski i pyetur nga gazetarët se pacienti ka ardhur në këmbë të veta dhe se nuk ka pasur nevoj për aspirator siq edhe ka deklaruar djali i të ndjerës, ai ka thënë se nuk ka të drejtë të jap në detaje sqarime. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë Ivo Kotevski ka nënvizuar se “nuk ka pasur asnjë rast të paraqitur në polici për tregëti të organeve, as tani e as atëherë kur ka qenë afera në Kosovë dhe se këto janë spekulime të thjeshta”. Por, Kujtim Sadriu ka theksuar se nuk kishin kohë për të paraqitur rastin në polici, për shkak se ishin të preokupuar me shëndetin e nënës së tyre. Sipas tij, Kotevski e ka marrë rolin e prokurorit publik duke u bazuar në paragjykime dhe duke mos nisur hetime mbi rastin./Titulli.com/
Shqiptarët me kërkesa ndaj Beogradit (video)
OVL nderon dëshmorët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration