Hiqet flamuri kombëtar nga godina e KKSH-së
Lokale

Hiqet flamuri kombëtar nga godina e KKSH-së

25.Feb.2013 10:15
0
kkshPersona të panjohur kanë hequr flamurin Kuq e Zi nga godina e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc.  KKSH reagon ashpër dhe shpreh shqetësimin për heqjen e flamurit kombëtarë nga ballkoni i godinës së këtij institucioni në natën mes 23 dhe 24 shkurtit të këtij viti, nga autorë të panjohur. KKSH konsideron këtë si një akt qyqar dhe drejtpërdrejt  sulm në identitetin e shqiptarëve të Luginën e Preshevës, si dhe mohimin e të drejtës për të u identifikuar publikisht. “Veprimet e tilla, ashpërsojnë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës, për më tepër, nëse kryesit e kësaj veprave që dhunon identitetin e këtij institucioni, nuk ndëshkohen janë në funksion të trysnisë dhe presionit në mohimin e identitetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, thuhet në reagimin e KKSH-së, transmeton Titulli. Këshilli Kombëtar Shqiptar tashmë ka njoftuar organet e rendit me ç’rast kërkon hetimin dhe zbardhjen e rastit në fjalë dhe të autorëve të kësaj vepre qyqare. Flamuri kombëtar shqiptar në ballkonin e KKSH-së ishte vendosë që nga festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Heqja e flamurit nga persona të panjohur ndodhë në momentin kur pritet të fillojnë bisedimet mes shqiptarëve të Luginës dhe Beogradit,  ndërsa njëra ndër kërkesat e palës shqiptare do të jetë edhe përdorimi i simboleve kombëtare./Titulli.com/
OVL nderon dëshmorët
Takimi Luginë-Beograd zhvillohet sot
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration