Opinion:Destabilizimi është i shfaqur ashiqare
Vështrime

Opinion:Destabilizimi është i shfaqur ashiqare

05.May.2012 14:23
0
Shkruan: Liridon Hyda   Po krijohet zhurmë në vend dhe rajon, tensione ndëretnike në Mitrovicë, Maqedoni e Luginë të Preshevës. Shkaku i të gjitha këtyre ngjarjeve të fundit është i ditur për të gjithë ne shqiptarët, faktorin ndërkombëtar e për armiqtë tanë. Mirëpo, cilat do të jenë pasojat e këtyre tensioneve? Thonë se do të ketë destabilizim! Destabilizimi është i shfaqur ashiqare o popull, ai ka filluar, nuk kemi situatë stabile pa tensione ndëretnike në asnjë trevë ku popullata jonë është e përzier me sllavë, dhe droja është se do të kemi destabilizim me përmasa të gjera në rajon, e rrespektivisht aty ku ndihen të sulmuar e të rrezikuar shqiptarët. Po, po pra mos u çuditni, do të ndodhin trazira.! Sulmet fizike ndaj nxënësve shqiptar në Maqedoni, drejtimi i gishtit kah shqiptarët për vrasjen e pesë maqedonasve dhe arrestimi i shqiptarëve atje kinse kanë organizuar këtë vrajse janë vetëm nxitje për urrejtje ndëretnike, por ne do të jemi të matur, s’do të biem në provokim, e as s’do të trembemi ngase kemi kaluar kohëra edhe shumë më të vështira o ju popull i pa komb që u thoni vetes maqedonas. Mësojeni o serbosllavë që ne jemi duke jetuar në tokën e Zotit, aty ku na lanë paraardhësit tanë, dhe nuk duam as dhe një pëllëmbë toke të të tjerëve, por edhe nuk do të lejojmë më të jemi tu pushtuar e të shtypur nga të tjerët. E dijmë që na xhelozoni ngase tani kemi dy shtete siç kemi dhe shqiponjën dykrenare, prandaj dhe po provokoni sovranitetin tonë me arrestime të qytetarëve e zyrëtarëve tanë në Kosovë dhe përmes fjalëve tendencioze për mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut. Mbani zgjedhjet po u’a mbajtë, ROSU është gati, do të njoftoheni me ta në ditën e duhur.! Nacionalizmi juaj ekstrem do të jetë nxitje dhe motiv i yni që të jemi më të fortit që ndonjëherë na keni njohur. Mendoni që do të na sbrapsni duke bërë bastijse në popullatën shqiptare në Bujanoc, e duke arrestuar individë që patën guximin t’ua kthenin grykën e pushkës kur ishte nevoja për t'a bërë, mendoni se e frikësoni dikë?! Arrestuat 8 persona në shenjë hakmarrje për lirimin dhe pafajësinë e heroit tonë të gjallë komandant Çelikut.  Ai është i pafajshëm, luftoi kundër gjenocidit për çlirimin e popullit të tij. E sa për hakmarrje do t’ju duhet të arrestoni dhe 2 milion shqiptarë të tjerë dhe prap nuk arrini të hakmirreni dot, sepse ai dhe vepra e tij bëjnë sa gjithë ne të tjerët që frymojmë në Kosovë. Dijeni, mësojeni, kuptojeni e pranojeni ju shteti vrasës i popullit tim që tani më ka mbaruar koha e shtypjes organizative e sistemike ndaj shqiptarëve dhe shkeljes së të drejtave të tyre kudo që ndodhen./Titulli.com/   Autori i shkrimit është qytetar i komunës ë Bujanocit 
Opinion: Pasurinë time private e kam vu në shërbim të Popullit Shqipëtar...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration