Në Zvicër, u promovua Monografia "žFlatrimi i fjalës" për shkrimtarin, poetin e profesorin, Skender Gashi
Lokale

Në Zvicër, u promovua Monografia "žFlatrimi i fjalës" për shkrimtarin, poetin e profesorin, Skender Gashi

28.Mar.2016 13:31
0
"Në këtë libër, kanë shkruar shumë intelektual, shumë doktorë shkencash. Në këtë liber, pra ndoshta jam i fundit. E falenderoj familjen, që më besuan mua ta përgadis këtë monografi", tha ndër të tjera, autori Zaim Haliti.

Kohëve të fundit në Zvicër, sidomos nëpër promovime librash, apo më mirë me thënë në prezentime të libave të autorëve shqiptarë, nuk po marrin pjesë aq sa duhet dashamirës të librit. Pse po mungojnë dashamirësit e librit po ia lëjmë kohës të jap përgjigjen, por e dijmë të gjithë gjithashtu, se promovime të tilla, as në shtete të tjera të europës ku ka mërgimtarë nuk është numri i duhur i të pranishmëve. Sigurisht, se kjo po ngjanë edhe në Kosovë e treva të tjera shqiptare, të paktën sa i kemi parë me sytë e tanë. Se në çfarë kohe jemi duke jetuar, edhe këtë po e dijmë, në këtë kohë tranzicioni, kohë të pakohë, që pak po investohet në kulturë. Libri e dijmë, se është ushqimi i trurit, është ai që na jep energji shpirtërore. Nuk po ndalemi kësaj here në një analizë për gjendjen e librit, sot, apo për të ardhmen e saj, e sigurta është, si libri do të mbijetoj përjetësisht, do ti përballoj edhe kësaj kohe. Është për të përshëndetur, që mbrëmë në njërin nga lokalet e redaksisë së RTV Syri Blue në Solothurn, në praninë e një numri të madh të mërgimtarëve, e sidomos nga fshati Tërnoc Komuna e Bujanocit, u promovua-prezentua, monografia „Flatrimi i fjalës“ për gazetarin, poetin e profesorin Skender Gashi, me autor Zaim Haliti, profesor, shkrimtar e gazetar, i cili kishte ardhur nga atdheu. Instituti Shkencor Helvetik i Europës Juglindore-Zvicër, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare „Agimi“, në Zvicër, kishin ftuar mërgimtarë, kryesisht nga fshati Tërnoc, fshat ky ku u lind edhe vetë protagonisti i kësaj monografie, i ndjeri Skender Gashi. Përveç familjes së ngushtë të Skender Gashit, kishin ardhur edhe miqë të tij nga e gjithë Zvicra, por edhe bashkëvendas nga Tërnoci, si Nexhmedin Saqipi Myftiu për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nehat Salihu aktivist shumë vjeçarë i SHKA „ Jehona“ në Tërnoc dhe autori i kësaj monografie z.Zaim Haliti.

Monografia ka 119 faqe e botuar nga „Jehona“, viti 2015 dhe për redaktor ka Prof.dr.Ferid Selimi, recensentë Sevdail Hyseni dhe Namik Selmani, ndërsa lektor Bejzad Abdullahu e përgatitja teknike u bë nga Nehat Salihu dhe portretin në ballinë të kësaj monografie e ka përgatitur Xhevdet Dula. Në këtë monografi lexuesi mundet të lexoj fjalën e redaktorit, një biografi të shkurtër të Skender Gashit, disa poezi të të ndjerit, shënime nga ditari i jetës, 1990, fjala e Skenderit para vdekjes, vështrim i krijimtarisë të Skender Gashit, krijime kushtuar z.Gashi, fjalë nga miqtë e tij dhe disa foto. Dr.sc.Llukman Halili, e hapi këtë eveniment sa kulturorë aq edhe përkujtues, me disa fjalë modeste, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit e në veçanti familjen e ngusht të Skender Gashit, autorin dhe musafirët që kishin ardhur nga atdheu. Pas disa fjalëve të z.Halili, në skenë doli nipi i Skender Gashit, Skender Shaqiri, i cili e mbanë edhe emrin e gjyshit me krenari, i cili dha emocione tek të gjithë të pranishmit me tingujt e violinës së tij, duke egzekutuar hymnin kombëtar. Pas intonimnit të hymnit kombëtar, Skenderi, mori duatrokitje nga të pranishmit. Kryetari i Shoqatës "Agimi", z.Xhemail Ibrahimi, me një fjalë hyrëse, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe përshëndeti familjen e Skender Gashit. Me disa fjalë, kujtoi punën e madhe, që ka bërë Skenderi gjatë tërë jetës së tij dhe do të mbetet përherë në kujtesën tonë. Dr.sc.Llukman Halili lexoi një pjesë të një letreje që ia kishte pas shkruar Prof.Skender Gashit, në vitin 1990, kur ishte ai në një vizitë tek profesori, i cili ishte i shtrirë në Spitalin e Prishtinës. Z.Halili, edhe në monografi, por edhe para të pranishmëve tha ndër të tjera: "Princi i principatës sonë-Skender Gashi i "Jehona jonë".

“I pari dhe i fundit na mësoi atë të jesh tërrnocas, e që komshinjtë për letërnjoftim kishin grykat e pushkës…".

Mr.sc.Dashnim Hebibi, njëherit drejtor i Inistitutit shkencor Helvetik të Europës Juglindore, përshëndeti familjen e Skender Gashit, miqtë e tij, autorin, musafirët që kishin ardhur nga Tërnoci e Kosova, dhe të gjithë të pranishmit dhe lexoi një poezi të shkruar nga Skender Gashi, poezi e botuar në "Jehona", më 29 gusht 2000, faq.25 dhe e publikuar në monografi po ashtu si koiçidencë në faqen 25 me titull "Ëndërr sekrete". Pas leximit të kësaj poezie z.Hebibi, vlerësoi lart punën që ka bërë autori i kësaj monografie, duke thënë, se Skender Gashi, do të mbijetoj përjetësisht tek të gjithë, jo vetëm tek tërrnocasit, por tek të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Fjalën e mori edhe autori i librit, Zaim Haliti, i cili me një modesti dhe me emocione, pasi përshëndeti familjen e të ndjerit Skender Gashi, miqtë e tij dhe të gjithë të pranishmit, falënderoi kryesinë e shoqatës "Agimi", presidentin e Institutit Helvetik të Europës Juglindore, Dr.sc.Llukman Halili, drejtorin e këtij instituti Mr.sc.Dashnim Hebibi dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar, që kjo monografi të jet sot në duart e lexuesit. Z.Haliti ndër të tjera tha: "Ky nuk është libri im. Pjesa dërmuese është e vet Skender Gashit dhe pjesa tjetër e miqve. Në këtë libër kanë shkruar shumë intelektual, shumë doktorë shkencash. Në këtë libër pra ndoshta jam i fundit. Qofshi të nderuar që jeni sonte në këtë promovim. Nëse e shfletojmë librin e Skender Gashit, shumë poet, shkrimtar shihen në poezinë e tij. Ai krahasohet me Nolin. Skenderi gjithmon fotot i bënte në diell, e pra dielli është shpresë, është jetë. Skenderi ishte i tëri në shpirt krijues. E falenderoj familjen që më besuan mua ta bëj librin. Ai ishte anëtar i shumë lëvizjeve vepruese.

Ishte nismëtar i lëvizjeve demokratike.

U jam mirënjohës për tërë jetën, Prof. Skender Gashit. Edhe bashkëvendasi i tij, Naski Art, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, lexoi një poezi të Prof.Skender Gashit. Pas leximit të kësaj poezie, në skenë përsëri u ftua nipi i Skender Gashit, që të egzekutoj me violinë këngën "Xhamadani vija-vija". Skenderi i vogël, që po rritet në mërgim, tregon qartë, se vërtet do të bëhej një artist edhe përmes zërit të violinës, i cili dha edhe në këtë promovim një kontribut, apo një përshëndetje shpirtërore për gjyshin e tij. Pas këtij egzekutimi të ëmbël me violinë, fjala iu dha Nexhmedin Saqipi, Myfti i BIPBM-së, i cili kishte ardhur enkas nga Tërnoci. Ai përshëndeti familjen e Skender Gashit dhe të githë të pranishmit. Në fjalën e tij ndër të tjera potencoi: "Jam i nderuar që jam në mesin tuaj. Më vjen mirë që libri ka filluar nga ky vend, siç është Zvicra. Skender Gashi ishte burrë i madh, disa herë e kam pas takuar. Ne si ternocas, krenohemi me Skender Gashin. Autori është frymëzuar nga rrethanat dhe mesi që ka jetuar Skenderi. Ne e falënderojmë gjithmonë. Autorin e përgezoj për një punë kaq të madhe që e ka bërë, duke shpresuar, se nuk do të jetë libri i tij i fundit". Nehat Salihu, aktivist shumë vjeçarë i SHKA „Jehona“ në Tërnoc dhe veprimtar i pandalshëm i çështjes kombëtare, i cili kishte ardhur nga Kosova enkas për këtë promovim, e mori fjalën dhe tha: "Nuk mundem të flas sa jam ulur për Skender Gashin, prandaj po ngritem në këmbë që ta kujtoj me disa fjalë ate burrë të madh, që dha shumë për të mirën e atdheut. E përshëndes familjen, autorin dhe të gjithë të pranishmit. Skenderi bëri një kthesë të madhe për rininë asaj ane, që të kenë guxim për të ardhmen e tyre.

Me Skender Gashin, filloi të jetoj kultura dhe guximi që të merremi me kulturë.

Falënderimi i shkon Skenderit dhe të gjithë atyre që nuk po e harrojnë. Autorin e përgëzoj për këtë punë të madhe, që e ka bërë dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Prof.Skender Gashi e ka merituar, ai asnjëherë nuk është ndalur për të mirën e Tërnocit, Luginës së Preshevës dhe shqiptarisë".

Në emër të familjes, djali i Skender Gashit, Betimi, falënderoi autorin, të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që të del në dritë kjo monografi, këshillin organizativ, bashkëvendasit dhe të gjithë të pranishmit, që ia kushtuan këtë kohë jetës dhe veprës së babait të tij. Njëherit në emër të familjes, ftoi të gjithë ata, që do të kenë mundësi, në diasporë e atdhe, se në Bujanoc, në muajin korrik të këtij viti, të jenë të pranishëm në një promovim tjetër, pse jo në një orë letrare kushtuar babait të tij, Skender Gashit të Tërnocit, Skender Gashit të shqiptarisë. Pas përshëndetjes falënderuese të Betimit, Dr.sc.Llukman Halili, e përmbylli këtë eveniment kulturorë me falënderime për të gjithë të pranishmit, autorin dhe musafirët e ardhur nga Tërnoci dhe Kosova, enkas për këtë promovim kushtuar monografisë së autorit Zaim Haliti për Skender Gashi-Flatrimin e fjalës. Në fund u shtrua edhe një koktej modest i sponzorizuar nga Dr.Dërgut Aliu, president i spitalit "Lindja" në Prishtinë, i cili e kishte njohur mirë të ndjerin Skender Gashi dhe për të cilin ruan kujtime të paharruara e duke u krenuar me punën e madhe që ka bërë në të mirë të kulturës e kombit në përgjithësi. Pas këtij kokteji, u shtrua një darkë në një restaurant në afërsi të këtij qyteti Solothurn, me pronarë tërnocasin Vedatin dhe u bashkëbisedua për tema aktuale në Luginë të Preshevës e më gjerë, me musafirët e ardhur nga Tërnoci e Kosova.

Vlenë të përmendet edhe një fjalë, që nipi i Skender Gashit, Burimi, me profesion teolog, i cili jeton dhe vepron me familje në Dielsdorf të Zvicrës, me disa miqë, kujtoi xhaxhain e tij, me disa fjalë të të tjerëve, të atyre që e kanë njohur mirë, se Skender Gashi edhe kur shkonte në pushime, pavarësisht se ku, ai lexonte për ate qytet, informohej mirë, se ku vërtet po shkon, e që sot, është aktuale, se thuajse për çdo qytet turistik ka edhe libra special që i dedikohej historisë së atij qyteti. Me një fjalë, Skender Gashi, në asnjë moment, nuk e kalonte kohën pa lexuar, prandaj, ai do të mbetet përjetësisht. Edhe Musa Salihu, iniciator i formimit të Shoqatës së mërgimtarëve tërnocas „Jehona“, në Zvicër, një veprimtar i dalluar i mërgatës sonë, me disa fjalë, krenohej me kontributin që e ka dhënë Skender Gashi dhe ai nga autori siguroi katër libra, që ti jap fëmijëve të tij dhe nipërve e mbesave, që të jetë Skender Gashi i kujtuar brez pas brezi.

Dy fjalë:

Skender Gashi, lindi më 5 tetor 1945, në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore dhe të mesmen e mbaroi në vendlindje, ndërsa studimet universitare, Degën e Albanologjisë, në Universitetin e Shkupit, më 26 nëntor 1974. Më 1978, regjistroi studimet pasuniversitare në Zagreb, në drejtimin e Letërsisë komparative. Në Zagreb, ai, mbaroi të gjitha provimet dhe dorëzoi temën e magjistraturës me titull: "Soneti shqiptar, brenda dy luftërave", të cilën nuk arriti ta mbrojë për shkak keqësimit të shëndetit të tij. Skenderi, punoi një kohë profesor i gjuhës shqipe në vendlindje, pastaj mësimdhënës në Gjimnazin "Sezai Surroi" në Bujanoc. Në qershor të vitit 1980, bashkë me një grup adhuruesish të fjalës së shkruar artistike, në kuadër të Grupit Letrar "Iliria", që kishte për themelues Shoqërinë Kulturore Artistike "Jehona", në Tërnoc, nxjerr fletushkën me të njëjtin emër "Jehona". Kjo fletushkë nxirrej një her
e në muaj dhe kishte karakter letrar dhe informativ. Pas 11 numra të botimit të saj "Jehona", në vitin 1981 për shkaqe politike dhe financiare u ndërpre së botuari. Skender Gashi dha kontributin e tij, herë me emër dhe mbiemër e herë me pseudonimet: Sokol Shaqiri, Genc A. Gashi dhe Skëndo Tërnoci. Më 28 korrik të vitit 1992 pesë muaj pas mbajtjes me sukses të Referendumit për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës, pushoi së rrahuri zemra e intelektualit, atdhetarit dhe drejtorit të revistës së vetme në gjuhën shqipe "Jehona", Skender Gashi./ Dahest Luma, Solothurn/

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për subvencionim të ndërmarrjeve private që punësojnë femra
Progresi Evropian shpall konkurs për të rinjtë që hapin bizneset e tyre, mund të konkurrojnë edhe të rinjtë nga Lugina e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration