Komuna e Bujanocit shpall konkurs për subvencionim të ndërmarrjeve private që punësojnë femra
Lokale

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për subvencionim të ndërmarrjeve private që punësojnë femra

28.Mar.2016 12:32
0
Me qëllim të barazimit të femrave dhe meshkujve në tregun e punës, komuna e Bujanocit ka shpallur ftesë publike për punëdhënësit të sektorit privat që do të hapin vende të reja të punës për femra, njofton administrata lokale e Bujanocit në vebfaqen zyrtare, raporton Titulli.com.

Subvencioni lejohet në shumë të njëhershme në vlerë 130 mijë dinarë në nivel vjetor për çdo vend të hapur pune, njofton më tej pushteti lokal i Bujanocit.

Të drejtën e pjesëmarrjes në ftesë publike e kanë vetëm punëdhënësit nga komuna e Bujanocit, që nuk hyjnë në radhën e organeve shtetërore apo organizatat dhe shfrytëzuesit tjetër të drejtpërdrejt dhe indirekt të mjeteve buxhetore, si dhe shoqatat e qytetarëve.

Punëdhënësi, gjegjësisht njësia organizative e punëdhënësit në të cilën personat punësohen, duhet patjetër të jetë e regjistruar së paku një vit para shpalljes së këtij konkursi, përcjell Titulli.com.

Sa i përket punësimit, pozita e femrave në komunën e Bujanocit nuk është aq e favorshme.

Sipas një studimi të Shoqatës së grave afariste në Bujanoc, femrat në Bujanoc dhe Preshevë janë shumë pak të përfaqësuara në raport me mesataren kombëtare. /Titulli.com/

Në Letovicë të Bujanocit vetura shkel çiklistin
Në Zvicër, u promovua Monografia "žFlatrimi i fjalës" për shkrimtarin, poetin e profesorin, Skender Gashi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration