Progresi Evropian shpall konkurs për të rinjtë që hapin bizneset e tyre, mund të konkurrojnë edhe të rinjtë nga Lugina e Preshevës
Lokale

Progresi Evropian shpall konkurs për të rinjtë që hapin bizneset e tyre, mund të konkurrojnë edhe të rinjtë nga Lugina e Preshevës

28.Mar.2016 20:00
0
Progresi Evropian ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për të rinjtë e 34 komunave të Serbisë juglindore dhe jugperëndimore për hapjen e bizneseve të tyre, raporton Titulli.com.

Siç dihet në mesin e 34 komunave të përfshira në këtë program janë edhe komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. 

Këtë aktivitet i cili ka për qëllim të stimulojë ndërmarrësinë në mesin e të rinjëve, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës do ta mbështesin me 180 mijë euro. 

Të drejtë pjesëmarrje në konkurs kanë të rinjtë e papunësuar të moshës prej 18 deri në 30 vjet, që në momentin e shpalljes së konkursit janë të regjistruar në evidencën e Entit nacional për punësim më së paku tre muaj pandërprerë, që kanë vendbanim të përhershëm dhe planifikojnë të hapin biznes në njërën prej komunave të përfshira në realizimin e programit Progresi Evropian. 

Programi do të mbështes 20 ndërmarrje start-up në fushën e prodhimtarisë, teknologjisë informative dhe industrisë ushqimore, me më së shumti 10.000 euro, e më së paku 2.500 euro për një projekt, njofton Titulli.com.

 Konkursi është i hapur deri më datën 11 maj 2016, njofton Progresi Evropian./Titulli.com/

Në Zvicër, u promovua Monografia "žFlatrimi i fjalës" për shkrimtarin, poetin e profesorin, Skender Gashi
Akuza të ndërsjella ndërmjet kompanisë "Bici Commerce" dhe administratës komunale të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration