Në vend të urimit për fillimn e vitit shkollor
Vështrime

Në vend të urimit për fillimn e vitit shkollor

02.Sep.2014 10:44
0

Shkruan: Mr. Sc. Agim Hasani

Im bir fillon shkollën sot, për pak gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re atëhere do të doja ta trajtoni butësisht. Për këtë i dashuri mësues, do tju lutesha ta merrni për dore e ti mësoni gjëra  që do ti duhen ti dijë, mësojeni atë – por butësisht , nëse mundeni. Mësojeni se për çdo armik ka një mik. Megjithate mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist , jeton një lider i përkushtuar. Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kan shumë ma tepër vler se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë ma e ndershme të dështosh se të mashtrosh. Mësojeni nëse mundeni të zbuloj mrekullit e leximit të librave. Mësojeni të ket besim në idetë e tij  edhe nëse të gjithë i thon se janë të gabuara. Mësojeni atë të ket besim tek vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim  në zotin dhe në njerzimin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni ma të mirën që mundeni. Ai është një fëmijë i vogël kaq i mirë dhe është im bir.

(Pjes nga letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij.)

NUK ESHTE PRANUAR ASNJE KANDIDAT, NUK E KAN KALUAR PRAGUN PREJ 30% TE TESTIT

Fjalin „nuk është pranuar asnjë kandidat nga lugina“ do ta gjeni tani rreshtur për disa vite në portalin e univerzitetit të Prishtinës, fakulteti  i mjekësisë , farmacis ,stamatologji, infermieri etj. E njëjta përsëritet edhe këtë vitë dhe asgjë. Ky refren që në vetëvete mshef dhimbje do të përsëritet edhe në të ardhmen , sepse shkollat tona sikur kan harruar për misionin e tyre. I shqetesuar me keqardhje po e them se tani ,me vite shkollat tona funksionojnë pa  kriteret ku vlerat  janë  zëvendësuar me antivlera , nuk egziston shprehja nxënësi ma i mire , mësuesi ma i mirë, shkollat janë politizuar , sikur tëgjithë kemi preokupim kryesor kush do të bëhet drejtor  e jo cila shkollë këtë vitë do të shpallet shkolla ma e mirë në komun a më gjerë.Fillimin e vitit shkollorë pa dashje e kam emruar   « Ethet e shtatorit »  , »shtatori i trishtueshëm » sepse në këtë kohë zhvillohet luft kush kend do ta punësoj  le te jete ajo me nje gjysem norme po edhe me katër orë në jave i angazhuar, por me rëndësi të jetë njeri i drejtorit . Deceniet e fundit edhe si prindër edhe si mësimdhënës a edhe si udhëheqës i departamentit nuk kam ndëgjuar se shkollat rrespektivisht drejtorat bëjnë gara ,  që në shkollat e tyre të angazhoj kuadro të mira të dëshmuar profesionalishte por ata hapur janë deklaruar une do ta marri edhe kovaçin, mekanikun me dhënë mësim e nuk e pranoj një profesor të mirë nëse ai nuk është i imi i fshatit etj. Sikur e kan harruar se shkollat tona jane hapur kan filluar punen me kuadrot nga Gjilani,  Presheva , Kumanova e shqipëria  dhe se ata kan dhënë kontribut të pashembullt në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave. .Për ate një nxënës tani student një diite më tha ; ne nxënësit nga Bujanoci kur shkojmë në studime fillojmë me mësuar, në krahasim të tjerët kan mësuar në shkolla fillore dhe të mesme e në fakultet studjojnë.    

Mos me u pranu , arsyetohet disi, sepse karshi konkurencës edhe numrit të kufizuar për pranim mund edhe të pritet një gjë e tille. Por të mos pranohesh se nuk e ke kaluar pragun me  tridhjet përqind përkundër kuotës që sigurohet veçmas për Bujanoc  e veç për Preshevë atëhere le për të kuptuar  se diçka me arsimin fillor dhe të mesëm nuk është në rregull. Këto dukuri që përsëriten meritojnë kujdesin vëmendjen e pedagogëve , psikologëve  por  edhe të profesorve lëndor e drejtuesve të shkollave. Realisht , një pjes të fait mund ti a hedhim edhe sistemeve të arsimimit sepse bëhet fjal për shtete tani të ndryshme ku  planprogramet mund të ken ndrishime por në esenc lëndët që përfshihen në drejtimet e caktuara jane të njëjta. Mendoj, se mungesa e diciplinës në punë , e përgjegjësisë , mungesa e monitorimit të  proçesit edukativo arsimore, menaxhimi i keq i shkollave nga ana e drejtuesve, ka sjell te shkalla e ulët e arsimimit të nxënësve dhe mosuksesit të tyre në regjistrim. Pse ky  mosesukseset i nxenesve?  Përgjigjen le ta japin ata të cilët po shtyhen të marrin ditarin në duar , ata të cilët po myten veç  me u bo drejtora , ata që po bëjnë presion në mësimdhënësit me i rrit notat , ata që po kan qejf me kalu me pesa pa lexuar , ata që pa prirje, pa aftësi por vetëm me dëshir dojnë me u bo mjeke etj..

Vetëm për të kujtuar.

Betimi i mësuesit  

“ Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari. Nxënësit e mi nuk do të

jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj, që për fatin e

tyre edhe vetë mbaj një pjesë të përgjegjësisë. Do ta mbroj me të gjitha mjetet

ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit”

 R. Dottrens, UNESKO, 1966

 Vajza ime , është regjistruar në klasën e pare,  ajo sa me gëzim pret fillimin  e vitit , ajo nuk e kupton problemin e librave , nuk e njeh as fjalën bojkot, protest, nuk e njehe as mësuesin,  prandaj pse ajo duhet të filloj kështu ende pa filluar?!...

Opinioni i autorit nuk paraqet qëndrimin edhe të redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI

"1 Shtatori, Another Shit in The Wall "
Bujanoc: Bien "maskat" patriotike!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration