Në Tërnoc zbulohen mbi 60 kg marihuanë, një i arrestuar (Foto)
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar personin me inicialet A.A. (1960) nga Tërnoci i komunës së Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, prodhim të paautorizuar dhe shitje të narkotikëve.“Në fshatin Tërnoc policia ka zbuluar rrënjë të materies bimore për të cilën besohet se është marihuanë me peshë prej 60 kilogramë e 760,46 gramë. Dyshohet se materien bimore ta ketë mbjell i dyshuari A.A.”, thuhet në kumtesën e policisë të cilën e transmeton portal informativ Titulli.com.
Të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, pas së cilës me kallëzimin penal do të dërgohet tek zëvendës prokurori i Prokurorisë së Lartë publike në Vranjë. /Titulli.com/
Foto: MPB