Deputeti  Kamberi është skeptik për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë !
Lokale

Deputeti Kamberi është skeptik për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë !

11.Sep.2015 20:14
0
Deputeti shqiptar ne Kuvendin e Serbise, Shaip Kamberi, ne paraqitjen e tij direkte dhe ekskluzive per Lajmet Qendrore te Televizionit Rrokum, spjegoi situaten qe po mbretnon para dites se Shtune, kur asht parapa themelimi i Asociacinit te Komunave Shqiptare ne Serbi.

"Kemi qene bashke ne takimin e pare konsultativ mes partive shqiptare dhe i kemi dhane propozimet tona qe te pregaditet edhe seanca edhe mbare iniciativa. Qendrimi jone si parti asht qe se pari duhet kuvendet komunale me marre nismen per me pa se a deshirojne keto komuna me qene pjese e Asociacionit. Ta kemi nji vendim politik, po duhet te jemi te sigurt, sepse ende nuk e dijme a don me na u bashkue komuna e Bujanocit, sidomos komuna e Medvegjes", tha Kamberi.

"Ne keto dy komuna ende nuk jane caktue seancat komunale ku kishin me u marr  inciativat e formimit te ketij Asociacioni. Vetem nji takim e kemi pase dhe aty e kane refuzue kerkesen tone per nji seance ma serioze, prandaj nuk e kemi pa te arsyeshme me qene pjese e nji trendi marketingu qe po zhvillohet", tha ai. 

I pyetun a duhet me u themelue Asociacioni, Shaip Kamberi tha "patjeter qe asht e domosdoshme qe shqiptaret me pase institucion politik, ne rradhe te pare Kuvendin e Keshilltareve per shqiptaret, qe kishte me i koordinue dhe me i harmonizue qendrimet tona politike".  Kamberi tha se ka qene dashte me ba konsultime edhe me Prishtinen zyrtare edhe me Tiranen zyrtare, e jo me partite politike te Prishtines e Tiranes, sepse tevona, ne Bruksel po bisedojne qeverite e ketyne dy vende, e jo partite politike. 

Kercenime nga Serbia ka pase edhe kur u themelue Kuvendi shqiptar, tha ai. Te Diellen ne Medvegje mbahen zgjedhejt lokale, ku do te vendoset nese shqiptaret do te jene pjese e qeverisjes se ardhshme lokale, mirepo keshilltaret shqiptare nuk kane legjitimitet qe te marrin pjese ne seanca te tilla", tha mes tjerash deputeti Shaip Kamberi per Lajmet Qendrore te Televizionit Rrokum.

Info Magazine: Si duhet të krijohet Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi?
Në Tërnoc zbulohen mbi 60 kg marihuanë, një i arrestuar (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration