Iniciohet hapja e një fabrike në Preshevë, do të punësohen deri në 500 punëtorë
Në vazhdën e aktiviteteve të Alternativës për Ndryshim lidhur me prezantimin e çështjeve të cilat preokupojnë banorët e komunës së Preshevës drejt opinionit të gjërë e sidomos institucioneve Europiane dhe gjithashtu gjatë kërkimit të mundësive të bashkëpunimit sidomos në sferën e ekonomisë.Arifi po qëndron në Gjermani, në qytetin e Meinheimit pati një takim me kryetarin e qytetit Meinheim, Dr.Peter.Kurz.
Në këtë takim përveç prezantimit të problemeve në Preshevë u paraqitën edhe kapacitetet për investime dhe bashkëpunim dhe u parashtruan themelet e një bashkëpunimi të mëvonshëm shumë miqësor.
Peter Kurz, e cilësoi themelimin e Alternativës për Ndryshim nga ana e kryetarit Arifi, dhe synimin për t’u bërë kryetar i komunës së Preshevës si një storie suksesi ku një banor i qytetit të Meihneim si dhe aktivist i njohur i këtij qyteti pas rikthimit në Preshevët po përpiqet të inkuadrojë përvojën dhe mundësitë e ndryshme nga Gjermania, konkretisht nga qyteti Meinheim me qëllim përmirsimi të jetës së qytetarëve të Preshevës.
Për këtë Kurz u shpreh se ofron të gjitha mundësitë institucionale për mbështetje ndaj Alternativës për Ndryshim si dhe që kryetari Arifi e ka pas edhe vet mbështetjen e kryetarit të Meinheimit. Forma konkrete e bashkëpunimit do të jetë ai zhvillimor (Entwicklungszusammenarbeit) në çdo nivel komunal.
Një takim tjetër i rëndësisë së madhe është edhe takimi me të dërguarin për çështje të migrantëve në Meinheim, Claus Preissler, të cilit i është qartësuar situata aktuale e refugjatëve në Preshevë dhe mundësitë e ndërhyrjes për të lehtësuar dhe përmirsuar në menyrë preventive situatën e tyre.
Claus Preissler do të vizitojë në një të ardhme të afërt Preshevën për të parë nga afër situatën.
"Një nga sukseset më të mëdha të këtij udhëtimi mund të shenohet përfundimi i bisedimeve me një investitor nga Gjermania. Investitori në fjalë ëshë dakorduar përfundimisht, pas bisedimeve disa mujore, që të inicojë hapjen e një fabrike që në perspektivë do të punësojë deri në 500 puntorë. Strategjia e tërheqjes së investitorëve që po aplikohet nga Alternativa për Ndryshim do të bazohet në metoda të këtilla të implementimit të iniciativave të tilla dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të mbetet prioriteti numër një i kësaj partie", thuhet në njoftimin e Alternativës për Ndryshim në Preshevë./Titulli.com/