Në Bujanoc, ngecje në avancimin e të drejtave të shqiptarëve
Në zgjedhjet e fundit lokale, shqiptarët në Buajnoc kanë arrit të sigurojnë 30 këshilltarë shqiptarë.Deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar përfaqësuesit e koalicionit multietnik të pushtetit lokal në Bujanoc, për mos avancimin e të drejtave të shqiptarëve krahas të drejtave të serbëve, ndërkohë që sipas tij është shënuar ngecje në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Kurse, Ragmi Mustafa, udhëheqës i grupit të këshilltarëve të opozitës në Kuvendin e Bujanocit, ka thënë se koalicioni aktual po mbijeton përmes krizave të cilat po reflektohen drejtpërdrejt tek qytetarët, raporton RTK.
Sevdail Hyseni, ish kryetar i Kuvendit Komunal në mandatin e parë të pas konfliktit të armatosur, e konsideron të pakrahasueshëm koalicionin multietnik të vitit 2002 me koalicionin aktual.
Në zgjedhjet e fundit lokale, shqiptarët në Buajnoc kanë arrit të sigurojnë 30 këshilltarë shqiptarë, ndërkohë që ideja e kyçjes së subjekteve serbe në ekzekutivin e komunës, ishte që të ndikohet në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, por sipas deputetit Kamberi një gjë e tillë as pas tri viteve nuk është arrit. /Titulli.com/