Përcillet për në banesën e fundit i riu nga Rahovica
Në Rahovicë të Preshevës të dielën është bërë varrimi i i 26 vjeçarit, i cili ditë më parë vdiq tragjikisht në Linz të Austrisë.
Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë të shumtë nga Rahovica dhe vendbanimet përreth të komunës së Preshevës, i dhanë lamtumirën e fundit Shenur Hetemit.
Në kortezhin mortor të të riut morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, përderisa trupi i tij tani po pushon në varrezat e fshatit Rahovicë.
I ndjeri Shenur Hetemi humbi jetën tragjikisht në Linz të Austrisë. /Titulli.com/