Ftohen qytetarët e Preshevës për peticion lidhur me problemet në arsim
Lokale

Ftohen qytetarët e Preshevës për peticion lidhur me problemet në arsim

07.Jun.2015 16:38
0

Partia për Veprim Demokratik në Preshevë ka lëshuar tekst-propozimin për peticionin e qytetarëve të komunës së Preshevës lidhur me problemet në arsim të kësaj komune.

PVD thotë se brengosja dhe shqetësimet  janë shumfishuar në këto momente kur udhëheqsha komunale tërë energjinë e vetë e ka orientuar në procedura destruktive dhe joligjore për t’i ndryshuar dhunshëm këshillat drejtuese dhe drejtorët në shkollën fillore “prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe në shkollën fillore “Migjeni” në Caravajkë. 

PVD kërkon nga qeveria e Serbisë që të ndërmerren masat përkatëse që do të mundësonin zgjidhjen e problemeve të rënda të theksuara dhe që njëkohësisht do të mundësonin realizimin e të drejtave të shqiptarëve në komunë të Preshevës dhe më gjerë në fushën e arsimit, që janë të garantuara me ligje, kushtetutë dhe konventa përkatëse ndërkombëtare.

Kjo parti fton qytetarët që teksti i propozuar për peticion mund të plotësohet nga të gjithë të interesuarit deri para fillimit të protestës së nesërme (e Hënë 8 Qershor) me moton “KRYETAR MOS MA PREK SHKOLLËN”.

Ky subjekt politik duke parë këtë situatë ka vendosur që t’i ftojë të gjithë arsimtarët dhe prindërit dhe të gjithë qytetarët e kësaj komune që të marrin pjesë në tubimin protestues para Kuvendit Komunal të Preshevës të hënën, 8 Qershor, duke filluar nga ora 12:00./Titulli.com/

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

PETICIONI I QYTETARËVE TË KOMUNËS SË PRESHEVËS LIDHUR ME PROBLEMET NË ARSIM

Ne qytetarët e komunës së Preshevës jemi të brengosur dhe të shqetësuar për gjendjen shumë të vështirë në shkollat në gjuhën shqipe, të cilat po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën drastike të teksteve mësimore në gjuhën shqipe, paralel me mungesën gjithashtu drastike të mjeteve të domosdoshme mësimore, e jo rrallë edhe me mungesë të kushteve elementare për zhvillimin e procesit normal mësimorë.

Mësimi në shkollat në gjuhën shqipe, sikur edhe përfaqësimi adekuat i Shqiptarëve në institucionet tjera publike dhe shtetërore është shumë rëndë i dëmtuar dhe për shkak të mosnjohjes në Serbi të diplomave univerzitare të Kosovës si dhe procedurave të gjata dhe të shtrenjta burokratike në nostrifikimin e diplomave univerzitare të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Brengosja dhe shqetësimet tona janë shumfishuar në këto momente kur udhëheqja e pushtetit lokal në Preshevë në vend që të angazhohet me forcat e veta, por edhe me ndihmën e qeverisë për ta tejkaluar këtë gjendje të vështirë, e për të siguruar së paku minimumin e kushteve për proces bashkëkohorë mësimorë, kjo udhëheqje tërë energjinë e vetë e ka orientuar në procedura destruktive dhe joligjore për t’i ndryshuar dhunshëm këshillat drejtuese dhe drejtorët në shkollën fillore “prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe në shkollën fillore “Migjeni” në Caravajkë.

Në këtë situatë shumë delikate ne kërkojmë nga qeveria që të ndërmerren masat përkatëse që do të mundësonin zgjidhjen e problemeve të rënda të theksuara dhe që njëkohësisht do të mundësonin realizimin e të drejtave të Shqiptarëve në komunë të Preshevës dhe më gjerë në Luginë të Preshevës në fushën e arsimit, që janë të garantuara me ligje, Kushtetutë dhe Konventa përkatëse ndërkombëtare.

Ky tekst i propozuar për peticion mund të plotësohet nga të gjithë të interesuarit deri para fillimit të protestës së nesërme me moton “KRYETAR MOS MA PREK SHKOLLËN”.

Artistë nga Kosova e Lugina prezantuan artin pamorë në Bujanoc (foto&video)
Në Bujanoc, ngecje në avancimin e të drejtave të shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration