Në Bujanoc 42.288 qytetarë me të drejtë vote, 10 lista të shpallura nga KKZ
Në zgjedhjet lokale të 24 prillit, qytetarët e komunës së Bujanocit do të mund të votojnë për njërën nga dhjetë listat që janë shpallur, respektivisht certifikuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ), raporton Titulli.com.“Ky është numri definitiv i listave të shpallura, pasi më 8 prill ka kaluar afati për dorëzimin e listave”, tha për portalin Titulli.com, Fejzi Beqiri kryetar i KKZ-së në Bujanoc.
Sipas Beqirit, numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Bujanocit është 42.288 qytetarë me të drejtë vote.
Qytetarët që nuk janë në listën zgjedhore mund të paraqiten në zyrën për listat zgjedhore në ndërtesën e administratës komunale të Bujanocit.
Kështu do të duket lista votuese për zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit, sipas numrit rendor të certifikuar nga ana e KKZ-së.
- Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi.
- Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton.
- Grupi i Qytetarëve Dr Stojança Arsiq – Për Bujanoc më të mirë.
- PVD – UDSH – Shaip Kamberi.
- Levizja e Progresit Demokratik – Jonuz Musliu.
- Lista serbe – Partia Socialiste e Serbisë, Serbia Unike dhe Lëvizja Serbe e Përtëritjes .
- Partia e Njësuar Rome – Jekutni Partija Romani.
- Partia Demokratike – Natasha Klajiq.
- Grupi i Qytetarëve për Bujanocin – Sali Salihi.
- Partia Republikane – Republikanus Part- Avdil Ramadani.