Bujanoc: PD, LPD dhe PR fillojnë fushatën parazgjedhore, PVD do të nis të martën
Lokale

Bujanoc: PD, LPD dhe PR fillojnë fushatën parazgjedhore, PVD do të nis të martën

11.Apr.2016 13:59
0
Dy partitë shqiptare që ishin në koalicion qeverisës në komunën e Bujanocit në mandatin 2012 - 2016, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Progres Demokratik, dhe subjekti më i ri lokal Partia republikane kanë nisur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 prillit.

Partia Demokratike e Nagip Arifit e ka filluar fushatën në fshatin Breznicë, për të vazhduar në Dobrosin, ndërsa sot do të mbajë tubime parazgjedhore në fshatrat Nesalcë dhe Osllarë.

Lëvizja e Progresit Demokratik, që udhëhiqet nga Jonuz Musliu, fushatën parazgjedhore e ka nisur në fshatin Dobrosin, ndërkaq në ditën  e dytë shpalosi programin zgjedhor në fshatrat Turi dhe Osllarë të komunës së Bujanocit.

Partia Republikane e udhëhequr nga Avdil Ramadani ka  nis fushatën elektorale në Malësi të Bujanocit kryesisht në fshatin Qarr prej nga e ka origjinën edhe lista e kandidatëve të kësaj partie.

Ndërkaq, partia opozitare gjatë këtij mandati Partia për Veprim Demokratik, do të hap fushatën parazgjedhore të martën me tubimin elektoral në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc./Titulli.com/

Në Bujanoc 42.288 qytetarë me të drejtë vote, 10 lista të shpallura nga KKZ
Fondacioni Slavko Curuvija fton opinionin në Serbi të del në mbrojtje të gazetarëve dhe mediave të rrezikuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration