Sinani: Me PDSH-në nuk do të ketë qeverisje, e kemi kundërshtarin më të madh politik (video)
Kryetarja e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani ka akuzuar pushtetin aktual të Preshevës për degradim të komunës duke shtuar që me partinë që aktualisht mban pushtetin nuk do të ketë qeverisje, raporton Titulli.com.Ardita Sinani, e cila është bartëse e listës së PVD-së për zgjedhjet lokale në Preshevë në një deklaratë ekskluzive për portalin Titulli.com, thotë që kjo parti do të del me dëshmi për keqpërdorimet e pushtetit aktual.
“Ne jemi për 12 vite opozitë dhe për këto vite komuna e Preshevës ka ardhur në një degradim. Kemi akuzuar komunën për keqpërdorime, korrupsion e manipulime, dhe normal në programet tona do të dalim edhe me dëshmi”, thotë Ardita Sinani.
Sinani shton që PVD nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike Shqiptare, që udhëhiqet nga kryetari aktual i komunës, Ragmi Mustafa.
“Qëllimi ynë është që t’i fitojmë këto zgjedhje, të dalim forca e parë dhe të largojmë këtë qeverisje. Pas 24 prillit do të fillojë një proces tjetër por me PDSH-në nuk do të ketë qeverisje pasi e kemi kundërshtarin më të madh politik”, tha Sinani./Titulli.com/