Nisin përgatitjet për “Ditët e Komandant Lleshit”
Lokale

Nisin përgatitjet për “Ditët e Komandant Lleshit”

21.May.2013 19:45
0
[caption id="attachment_73493" align="alignleft" width="300"]Lapidari i Komandant Lleshit te "Guret e buajve" Lapidari i Komandant Lleshit te "Guret e buajve"[/caption] Këshilli organizativ ka filluar përgatitet për manifestimin tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” që shënohet nga 23 – 25 maj Të enjten nisë manifestimi kushtuar Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit. Me qëllimin që ky manifestim të jetë sa më madhështorë një grup të rinjsh së bashku me vëllain e dëshmorit, Izet Qazimin, kanë bërë pastrimin e vendit ku Komandant Lleshi ra dëshmorë. Aktiviteti i tyre u zhvillua për tre ditë te “Gurët e buajve” ku qëndron lapidari i komandantit të UÇPMB-së. Kjo iniciativë përgatitore nga 23 maji do të pasohet me programin tre ditorë i cili përmban aktivitete letrare, kulturore e sportive, raporton Titulli. Ditën e enjte (23 maj) do të mbahet një orë letrare në Shtëpin e Kulturës në Bujanoc duke filluar nga ora 13h, ndërsa në fshatin Tërnoc në orën 16h do të zhvillohet ndeshje miqësore në mes të klubit nikoqir K.F. Tërnoci dhe K.F.Milano nga Kumanova. Të premten (24 maj), në orën 13h, nga stadiumi i fshatit do të bëhet marshimi për te vendi i rënies së Komandant Lleshit, te “Gurët e buajve”. Po këtë ditë nga ora 17h do të defilojnë shoqëritë kulturoro-artistike, ndërsa në orën 19h në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc do të fillojë festivali me mysafirë, aktorin shqiptar Hadi Shehu. Në ditën e fundit, më 25 maj (e shtunë) me fillim në orën 12h, tek stadiumi i fshatit do të mbahet manifestimi qendrorë “Ditët e Komandant Lleshit”, ndërsa në orën 13h do të bëhen homazhe te varri i Ridvan Qazimit. Ditën që fillon manifestimi (23 maj) “Ditët e Komandant Lleshit” do të organizohen homazhe edhe tek varri i dëshmorit të UÇPMB-së Vehbi Rexhepi në fshatin Konçul. Sipas kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së Edmond Isufi, homazhet në Konçul do të fillojnë në orën 11h. Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” është tradicional dhe shënohet që nga rënia e Ridvan Qazimit, më 24 maj të vitit 2001./Titulli.com/ [caption id="attachment_73494" align="aligncenter" width="640"]Vullnetaret qe pastruan lapidarin. Ne mes Izet Qazimi (vellau i Komandant Lleshit) Vullnetaret qe pastruan lapidarin. Ne mes Izet Qazimi (vellau i Komandant Lleshit)[/caption]  
UDSH kundërshton UDSH-në: Rexhep Fejzullahu jo legjitim
Rruga drejt karriges shumë e gjatë !!!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration