Lokale
Rruga drejt karriges shumë e gjatë !!!
Rikthimi i Ilmi Ibrahimit në krye të shkollës së mesme “Sezai Surroi” do të jetë i vështirë dhe i gjatë duke marrë për bazë ndryshimet që ndodhën sot në anëtarët e Këshillit të prindërve.
Në mbledhjen e Këshillit të prindërve që sot u mbajt në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc u bë shkarkimi edhe emërimi i tre anëtarëve të ri të këtij Këshilli.
Ndryshimet që u bënë sot zvogëluan numrin e votave të anëtarëve të Këshillit të shkollës të cilët votuan për të kthyer Ilmi Ibrahimin ushtrues detyre të drejtorit dhe shkarkuan nga kjo detyrë Zejni Fejzullahun.
Titulli ka arritur të mësoj se ndryshimet e bëra sot në Këshillin e prindërve do të kenë ndikim edhe në përzgjedhjen e drejtorit duke e ditur se tre anëtarët e ri të Këshillit të prindërve do të jenë edhe pjesë e Këshillit të shkollës i cili gjithsejtë numëron nëntë anëtarë.
Zgjedhjen e anëtarëve të rinj do ta pasojë edhe mbledhja e Kuvendit Komunal pas së cilës pritet të merret vendim për largimin e Ilmi Ibrahimit i cili është duke pritur përgjigjen nga Ministria e Arsimit për të ushtruar detyrën e drejtorit.
Vlen theksuar se Zejni Fejzullahu është edhe matej në detyrë pasi që ligji parasheh pritjen e përgjigjes nga Ministria në fjalë deri në 15 ditë nga marrja e vendimit të Këshillit të shkollës.
Sipas këtyre kalkulimeve i bie që ushtruesi i detyrës Ilmi Ibrahimi të kthehet në detyrë sa për të bërë një fotografi për ta vendosur në profilin e tij në facebook, pasi që shkarkimi i tij do të numërohet me ditë, mos me orë.
Një gjë të tillë e pat paralajmëruar edhe kryeshefi i Drejtoratit për Çështje Publike dhe Veprimtari Shoqërore pranë komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Ai pat theksuar se edhe nëse vie deri te shkarkimi i drejtorëve mandati i drejtorit të ri do të jetë maksimum një muaj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!