UDSH kundërshton UDSH-në: Rexhep Fejzullahu jo legjitim
Lokale

UDSH kundërshton UDSH-në: Rexhep Fejzullahu jo legjitim

21.May.2013 21:19
0
Shumica e anëtarëve (12) të kryesisë së degës së Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) në Bujanoc nuk njeh për kryetar të sapo zgjedhurin Rexhep Fejzullahun. Përmes një reagimi që ka arritë në redaksinë e Titullit nga 12 anëtarët e kryesisë së këtij subjekti në Bujanoc, thuhet se Rexhep Fejzullahu nuk është legjitim pasi sipas tyre është zgjedhë me pëlqimin e vetëm 10 anëtarëve të kryesisë, që nuk ka qenë shumica prej 22 anëtarëve sa ka kjo kryesi. “Pas konsultave që i kemi bërë ne si kryesi me të gjitha strukturat e nëndegëve  pjesë e UDSH-së konstatojmë përfundimisht që zgjedhja e kryetarit të degës së partisë sonë me seli në Bujanoc rreth emërimit të kryetarit të ri Rexhep Fejzullahu (i vetzgjedhuri) është jolegjitime, i cili në mënyrë të paligjshme shkel rregulloren dhe statutin e partisë rreth emërimit të kryetarit të këtij subjekti politik”, shkruhet në reagimin e 12 kryesuesve. “Kryesia e degës numëron gjithsej 22 anëtarë, ndërsa në mbledhjen e mbajtur më 19.05.2013 në mungesë të kuorumit ku prezent ishin vetëm se 10 anëtarë u bë zgjedhja e kryetarit të ri, gjë që është jo legjitime dhe mund të themi se i sapozgjedhuri është zgjedhur vet”. “Sipas procedurës së statutit të partisë emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë e bën Kuvendi i partisë, jo dëshirat dhe ambiciet për qëllime të caktuara, prandaj ne si anëtarë të kryesisë shumicë (12), që nuk kemi qenë pjesë e asaj mbledhje, në mënyrë kategorike e kundërshtojmë këtë vendim, se bie ndesh me rregulloren dhe statutin e partisë, prandaj kryetar legjitim të degës në Bujanoc e njohim Mr.sci.Mejdi Zeqirin, deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor i cili do të mbahet në vitin 2014”, shkruan matej reagimi. Sipas 12 anëtarëve të kryesisë së UDSH-së, përgjegjësi morale për këtë skandal mban kryetari i UDSH-së z.Rahmi Zulfiu, Naser Haziri, Hamdi Fejzullahu, të cilët me prezencën e tyre në atë mbledhje “edhe njëherë dëshmuan imoralitetin dhe papërgjegjësinë ndaj kryetarit të degës në Bujanoc që abuzojnë në mënyrë të papërgjegjshme dhe që marrin vendime jo legjitime dhe të pa baza, andaj ne si kryesi shumicë kërkojmë urgjentisht shfuqizimin e Rexhep Fejzullahut (i vetzgjedhur)”, shkruan në fund reagimi./Titulli.com/
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Nisin përgatitjet për “Ditët e Komandant Lleshit”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration