Lokale
Fillon ndërtimi i urës në Tërnoc (video)
Ishin pa urë që pesë muaj, ndërsa tani lagja Trup do të ketë një urë shumëherë më të mirë se atë që ia mori lumi.
Banorë të kësaj lagje së bashku me drejtues të ndërmarrjeve publike, me në krye Agim Halitin, drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim, vunë solemnisht gurthemelin për ndërtimin e urës.
Kjo urë me një vlerë prej 2 milionë e 370 mijë dinarëve do të përmbushë kushtet për lagjen Trup në Tërnoc të komunës së Bujanocit. Për dallim nga ura të cilën e mori vërshimi i lumit gjatë muajit shkurt, ura e re banorëve do t’i mundësojë kalimin mbi lum edhe me makinë, ndërsa do të ketë edhe trotuarin për këmbësorë.
“Ura do të ketë një gjatësi prej 8 metrave, gjerësi 4.2 metra, 3.5 metra për makina si dhe trotuarin me 70 centimetra”, tha me këtë rast drejtori Agim Haliti, i cili premtoi se kompania “Caki Bau” që ka marrë për obligim ndërtimin e urës, atë ta bëjë deri në festën e Bajramit, në një afat pre 30 ditëve.
Hysen Qazimi, babai i Komandant Lleshit i cili i pari betonoi shtyllën e ardhshme të kësaj ure, tha se ura e re do t’i shërbejë mëse 500 shtëpive të kësaj lagjeje.
“Këtu ishte një urë për këmbësorë, mirëpo me sa mësova po ndërtoke një urë për me kalu edhe me automjete”, tha Haxhi Hyseni, i cili falënderoi iniciatorët e ndërtimit të kësaj ure.
Komuna e Bujanocit më 26 shkurt ka pësuar dëme në infrastrukturë pas vërshimit të lumenjve./Titulli.com/
http://youtu.be/oYhWTtF78z4
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!