Nënshkruhet kontrata financiare për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar
Lajme

Nënshkruhet kontrata financiare për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar

12.Sep.2019 14:43
0

Është nënshkruar sot kontrata financiare 100 milionë eurosh për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar, që e lidh këtë vend fqinj me Kosovën me rrugë moderne.

Siç raporton B92, kontrata u nënshkrua në Beograd nga ministrja e serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zoarana Mihajlloviq, dhe drejtori i sektorit për Itali, Maltë, Slloveni, Kroaci dhe Ballkan Perëndimor të Bankës Investuese Europiane , Migel Morgado.

Në Qeverinë e Serbisë theksohet se ndërtimi i autostradës Nish-Merdar (kufiri me Kosovën) nuk është i rëndësishëm vetëm për zhvillimin ekonomik dhe ndërlidhjen e qarqeve, por ka rëndësi edhe në aspektin politik, meqë kështu dëshmon interesin dhe dëshirën e Serbisë se marrëveshja arrihet me kompromis, transmeton Koha.net.

Mihajlloviq ka theksuar se kjo rrugë do t'i mundësojë Serbisë daljen në det.

Kjo autostradë, sipas saj, është njëra nga gjashtë që do t'i ndërtojë Serbia gjatë vitit 2019 e 2020.

BE ka inicuar dhe mbështetur modernizimin e lidhjeve me rrugë në rajon.

Komisarja e Komisionit Europian për Transport, Violeta Bullc ka thënë se ndërtimi i autostradës Nish-Merdar është e rëndësishme për ndërlidhjen e rajonit, ndërsa ndërlidhja do të thotë paqe e shpresë.

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration