Lokale
Në Tërnoc, sistemi digjital i të dhënave fillon në vitin 2014-të
Dhënia e certifikatave të lindjes, shtetësisë, martesës, vdekjes si dhe dokumente tjera me makinë shtypi, do të jetë një e kaluar për Zyrën e Vendit në Tërnoc.
Nga viti 2014 zyra e regjistrimit civil në vendbanimin më të madh shqiptarë në Luginë, në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, do të fillojë lëshimin e dokumenteve personale nga kompjuter dhe shtypës të kohës së fundit.
Digjitalizimi i dhënieve të dokumenteve personale, është një sistem i ri dhe model që përshpejton punën për shumë qendra në të cilat ka gjetë zbatim ky sistem.
“Një kompjuter të tillë ka edhe zyra në Tërnoc por akoma nuk është futur në funksion”, i tha Sadik Hiseni korrespodentit të Titullit, përfaqësues në këtë zyre e cila pritet që me sistemin e ri punën ta fillojë nga viti 2014.
Me digjitalizimi e të dhënave të qytetarëve duke i futur ato në databazën elektronike, do të lehtësohet procedura për marrje të dokumenteve personale si dhe do të shkurtohet pritja e qytetarëve për një dokument të tillë.
Për digjitalizimin e këtyre të dhënave punëtorëve i ka paraprirë një angazhim i madh i digjitalizimit të të dhënave nga librat disa vjeçare të regjistrave.
Sipas përfaqësuesit Sadik Hisenit kjo zyrë ka dy ofiqar dhe tre punëtor ndihmës në terren, e cila është e gatshme që rreth 16 mijë qytetarëve së bashku me fshatrat Turi dhe Koncul t’u jap dokumente në mënyrë manuale, duke kërkuar në arkivin e tyre prej vitesh./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!