Lokale
Meta, Musliut: Shqipëria do të angazhohet për afirmimin e statusit të shqiptarëve në Luginë
Një delegacion i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), i kryesuar nga lideri i saj Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, qëndroi për një vizitë punë në Shqipëri.
Fillimisht, vizita u realizua me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili për së afërmi u njoftua me problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Musliu gjatë takimit ka theksuar nevojën dhe presionin më të shtuar të shtetit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar ndaj Beogradit, i cili sistematikisht po i diskriminon shqiptarët e pambrojtur në Luginë të Preshevës.
[caption id="attachment_90411" align="alignleft" width="300"] Jonuz Musliu[/caption]
Ai, gjithashtu, ka potencuar nevojën e një kujdesi më të madh të faktorit relevant shqiptar, në rrugën e realizimit të kërkesave të shqiptarëve për ta ndryshuar gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike e cila aktualisht po mbretëron në Luginë.
“Për shkak diskriminimit të hapur, që ushtron regjimi i Beogradit ndaj popullsisë shumicë shqiptare në Luginë, çdo ditë e më shumë po zbrazen trojet etnike shqiptare të brezit kufitar me Kosovën, gjithashtu në heshtje po vërehet edhe një shpërngulje nga qendrat urbane”, thuhet në kumtesën e LPD-së, transmeton Titulli.
Në këtë drejtim, kryetari i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Ilir Meta, u vu në dijeni për masat represive të Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës, duke u nisur nga pengimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve për shkak forcave të shtuara të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe, moskrijimin e kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe kompensimin e dëmeve të luftës, mosrespektimin e ligjit të amnistisë për ish pjesëtarët e UÇPMB-së, të cilat vazhdimisht ndiqen.
[caption id="attachment_90412" align="alignright" width="285"] Ilir Meta[/caption]
Meta u njoftua edhe për bastisjet e burgosjet, mosintergimin e shqiptarëve në organet shtetërore, mosrespektimi i dygjuhësisë dhe simboleve kombëtare (kohëve të fundit edhe iniciativa për ta zvogëluar pamjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar), shlyerja nga evidenca e shqiptarëve për ta zvogëluar numrin shumicë të shqiptarëve në favor të serbëve pakicë e kështu me radhë.
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, e siguroi kryetarin e LPD-së se Shqipëria e ndryshimeve demokratike, do të përkujdeset edhe më shumë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohet për avancimin dhe afirmimin e statusit politik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Delegacioni i Lëvizjes së Progresit Demokratik, vizitën e vazhdoi edhe me ministren së porsazgjedhur të arsimit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla.
Musliu, e njoftoi ministren për problemet e shumta e të theksuara të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, rreth nivelit të lartë të arsimimi shqip, duke filluar nga mungesa e një Universiteti shqip, pastaj mungesa e teksteve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të këtij rajoni.
[caption id="attachment_90413" align="alignleft" width="240"] Lindita Nikolla[/caption]
Përveç njoftimit me problemet e shumta të shqiptarëve të Luginës sidomos rreth arsimit të lartë shqip, Musliu, paraqiti nevojën e krijimit të kushteve për studentët nga Lugina që regjistrohen në Universitet e Shqipërisë, qoftë përmes bursave studentore apo strehimit, në mënyrë që të krijohen lehtësira për prindërit shqiptarë të Luginës, të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të mbarojnë studimet në shtetin amë.
Lindita Nikolla, fillimisht u falënderua për vizitën dhe shprehu interesimin e saj në rrugën e zgjidhjes së problemeve të regjistrimit të studentëve nga Lugina, duke shtuar kuotat që në këtë drejtim mos të mbetet asnjë maturant shqiptar pa u regjistruar në fakultet, thuhet mes tjerash në kumtesën e LPD-së./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!