Mjekët e interesuar për specializime të paraqiten në KKSH
Lokale

Mjekët e interesuar për specializime të paraqiten në KKSH

26.Sep.2013 14:47
0
Këshilli  Kombëtar  Shqiptar (KKSH)  përmes një  kumtese njofton   të  gjithë  mjekët  e  Luginës  së  Preshevës  që  janë  të  interesuar  për  të  përfunduar  specializimet  në  Republikën  e  Kosovës,  të  paraqiten  në këtë organ në  afat  sa  më  të  shkurtër  kohor, në  mënyrë që KKSH ti  dorëzojë  ato  të  dhëna  në  Ministrinë  e  Shëndetësisë,  në  Prishtinë. Pas  takimit  të  realizuar  në  Ministrinë  e  Shëndetësisë   në  mes  të  Kryetarit  të  Këshillit  Kombëtar  Shqiptar  Galip  Beqiri,  Deputetit  Republikan  Riza  Halimi  me  Ministrin  e  Shëndetësisë  në  Republikën  e  Kosovës  Ferid  Agani,  Ministri  është  zotuar  se  edhe  në  këtë  vit  do  të  pranohen  të  interesuar  nga  Lugina e Preshevës. Sipas kumtesës së KKSH të interesuarit së pari duhet të  paraqiten në zyrën e saj për të parë për cilët drejtime kandidatët janë të interesuar dhe më pas të dhënat ti dorëzohen resorit përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. /Titulli.com/ Shkarko NJOFTIMIN
Në Tërnoc, sistemi digjital i të dhënave fillon në vitin 2014-të
Qeveria Rama do të kujdeset për studentët dhe investimet në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration