Ndërron jetë polici Goran Gjorgjeviq, TK kërkon ndihmën e qytetarëve
Lokale

Ndërron jetë polici Goran Gjorgjeviq, TK kërkon ndihmën e qytetarëve

23.Oct.2013 12:14
0
(i plotësuar) Trupi Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kërkon që në një afat sa më të shkurt të zbulohet dhe të arrestohet kryesi i kësaj vepre të rëndë. “Ftojmë organet e hetuesisë që në afat sa më të shkurt të zbulojnë dhe të sjellin para drejtësisë aktorin e këtij krimi. Besojmë se qytetarët e Bujanocit do të ndihmojnë organet shtetërore në zbardhjen e këtij akti të urryer”, thuhet në reagimin e TK-së që e transmeton Titulli. Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë njëherit i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit Goran Gjorgjeviq, i cili humbi jetën në kryerjen e detyrës.

aksidenti

********************************************************************************************************************** Polici Goran Gjorgjeviq nga Kërshevica e Bujanocit, të cilin të hënën e shkeli me automobil një person i panjohur, të mërkurën ka ndërruar jetë në qendrën Klinike në Nish. [caption id="attachment_93746" align="alignleft" width="245"]Goran-Gjorgjevic Polici i ndjere, Goran Gjorgjeviq[/caption] Siç njofton agjencia Beta polici ka ndërruar jetë rreth orës 9:30 minuta. I ndjeri pas aksidenti ishte në komë i lidhur me pajisjet për frymëmarrje. Gjorgjeviq (44) në qendrën Klinike të Nishit është pranuar të hënën rreth orës 20h dhe për shkak të lëndimeve të rënda në kafazin e kraharorit së pari është dërguar në kirurgji, ndërsa më pas është operuar edhe në repartin e neurokirurgjisë. Polici u lëndua të hënë rreth orës 18h në tentim për të ndalë veturën, drejtuesi i të cilës nuk ndaloi por shkeli policin dhe iku në drejtim të fshatit Tërnoc.   Veljoviq: Do ta gjejmë personin që aksidentoi policin Drejtori i policisë së Serbisë Millorad Veljoviq ka porositur të martën se shteti “ashpër” do të përgjigjet në incidentin në Bujanoc, kur vozitësi anonim me veturë ka goditur dhe lënduar rëndë një polic. Veljoviq tha se policia po ndërmerr të gjitha masat për ta zbuluar kryesin, duke dyshuar se ai tashmë gjendet në Kosovë. ”Kemi rënë në kontakt me Euleksin dhe po ndërmarrim të gjitha masat për të gjetur kryesin”, tha drejtori i policisë./Titulli.com/   ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Bujanoci kërkon plasman të duhanit nga Philip Morris (foto)
Qeveria dhe BKS në konflikt rreth taksës për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration