Qeveria dhe BKS në konflikt rreth taksës për Luginën
Lokale

Qeveria dhe BKS në konflikt rreth taksës për Luginën

23.Oct.2013 09:46
0
Qeveria dhe Ministria e Financave kanë vazhduar ta fshehin nga publiku deklaratën financiare të vendimit për të hequr tarifat e sigurimit për banorët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, që hyjnë me vetura në Kosovë. Vendimi për këtë thotë se Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) përkohësisht do të ofrojë mbulesë të përkohshme për sigurimin e këtyre veturave. Por në Byro kanë thënë se mund të kryejnë vetëm punë teknike dhe jo të mbulojnë ndonjë pagesë.
Akoma nuk dihet institucioni që do të mbulojë pagesën për sigurimin e automjeteve, nga e cila e cila Qeveria ka liruar vetëm banorët e Lugines së Preshevës që me autovetura hyjnë në Kosovë, shkruan gazeta "Koha Ditore". BKS nuk do ta marrë mbi vete këtë kosto financiare dhe do të kërkojë nga Qeveria kompensim.
Rrahim Pacolli, përfaqësues i Byrosë, i ka thënë gazetës se institucioni që drejton do të kryejë vetëm punët teknik, por jo edhe që të marrë përsipër koston e vendimit të Qeverisë. “Normal që teknikisht në pikat në pikat kufitare lëshojmë polisat, i fotokopjojmë dhe kryejmë aspektet teknike”, ka thënë Pacolli./Titulli.com/   -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndërron jetë polici Goran Gjorgjeviq, TK kërkon ndihmën e qytetarëve
Paraqiten 494 nxënës, 284 fitojnë bursën e Trupit Koordinues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration