Bujanoci kërkon plasman të duhanit nga Philip Morris (foto)
Lokale

Bujanoci kërkon plasman të duhanit nga Philip Morris (foto)

23.Oct.2013 13:49
0
Gjatë takimit të zhvilluar sot në Bujanoc në mes të përfaqësuesve të korporatës ndërkombëtare të duhanit Philip Morris dhe kryetarit të kësaj komune Nagip Arifit, është kërkuar sigurim i tregut për prodhuesit e duhanit nga Bujanoci. Duke parë se në komunë të Bujanocit ka prodhim të duhanit më shumë se sa është i siguruar tregu për shitjen e tij, është kërkuar nga përfaqësuesit e korporatës Philip Morris që të shqyrtohet mundësia e pranimit të duhanit, ngase prodhuesit e kësaj komune kanë kapacitet për prodhim, mirëpo nuk e kanë të siguruar plasmanin. “Prodhuesit duhanit e kanë problemin e shitjes së këtij prodhimi, kështu që kërkuam sigurimin e plasmanit pasi kemi më shumë prodhim se sa plasim në treg”, u shpreh Arbër Pajaziti shef i zyrës së kryetarit Arifi. PhilipMorris-Arifi Ai matej theksoi se për të diskutuar rreth sigurimit të plasimit të duhanit do të mbahet edhe një takim me përfaqësuesit e kompanisë Philip Morris, raporton Titulli. Nga ana tjetër Drejtori i Punëve në Korporatën Philip Morris në Beograd, Ivan Milletiq, vlerësoi pozitivisht takimin duke theksuar se kjo kompani gjatë këtyre viteve ka investuar me një numër të projekteve që kanë si qëllim përmirësimin e prodhimit dhe kualitetit të duhanit në Bashkësitë Lokale. “Philip Morris është donatorë i “Fletës së Artë të Duhanit” dhe jemi të nderuar pasi ky çmim disa herë ka përfunduar në duart e prodhuesve të duhanit nga komuna e Bujanocit”, tha me këtë rast Milletiq. Përfaqësuesja e shoqatës së qytetarëve “ Çelësi i gjelbër”, kryetarja Ollivera Millosheviq, e cila mori pjesë në këtë takim, mes tjerash numëroi punimet e realizuara në kuadër të projektit “EKO mjedisi”. PhilipMorris-Pajaziti “Organizata jonë në bashkëpunim me korporatën Philip Morris në kuadër të “EKO mjedisit” ka realizuar projektet, si rregullimin e tualeteve në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, kemi siguruar ujin e pijshëm në shkollën fillore “9 maji” në Bushtran, tavolina të pingpongut si dhe programe për mbrojtjen e ambientit të cilat kanë qenë të suksesshme”, ka thënë me këtë rast Millosheviq. Në takimin e zhvilluar sot morën pjesë edhe përfaqësuesit e shkollave të komunës së Bujanocit dhe Preshevës në të cilën është realizuar projekti i “EKO mjedisit”./Titulli.com/   ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Arrestohet Reshat Bajrami nga Tërnoci për rastin e policit Gjorgjeviq
Ndërron jetë polici Goran Gjorgjeviq, TK kërkon ndihmën e qytetarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration