Natyra e bukur shqiptare - Malësia e Bujanocit (foto)
Lokale

Natyra e bukur shqiptare - Malësia e Bujanocit (foto)

29.May.2014 07:48
0
Fshatrat: Zarbicë, Priboc, Çarr, Ramabuqë, Gjergjec, Novosellë e Suharrnë, dikur të banuara, tërësisht me banorë shqiptarë, ku jeta zhvillohej me të gjitha vështirësitë dhe të mirat që i kishte, tani në ditët e fundit të muajit maj jetojnë 25-26 shtëpi. Reportazh nga: Ismet Tafili ismet tafili Të vendosura thellë në male dhe të mbetura nën administrimin e pushtetit serb, kanë mbetur, pothuajse, të izoluara nga bota për shkak të infrastrukturës, për shkak të punketve ushtarake serbe, lënies në harresë nga pushteti serb e edhe nga Bashkësia Ndërkomëtare. E gjithë kjo, sikur gjithëherë, edhe tash, të shkon mendja se po ndodh, vetëm pse janë shqiptarë. Kjo, përkon edhe me logjikën e pushtuesit serb, që duke i lënë edhe këta pak banorë të vuajnë, një ditë të ikin prej aty, sikurse ka ndodhur në vitin 1999, në mënyrë që  ky territor të mbetet pjesë e tokës “serbe”, ashtu siç ka ndodhur edhe me pjesën e  tokës Dardane deri te Nishi, apo siç njihet në popull,  deri te Molla e Kuqe. Pra, me qëllim, pushteti serb, gjatë gjithë sundimit në këto anë, në vazhdimësi, nuk ka  investuar asnjëherë, për të ardhur deri te realizimi i programit të tyre pushtues e grabitqar i tokave shqiptare, toka, këto kaq të bukura e kaq të begata me pasuri nëntokësore  mbitokësore. malesia-7Megjitahtë, një pjesë e banorëve të ndjekur të këtyre fshatrave do të ishin kthyer për të jetuar në vatrat e tyre por,  pushteti përdor metoda të ndryshme frikësuese, psikologjike e pengesa tjera të shumta, si psh., në pikën  kufitare në Muhoc nuk lejon të kalojnë automejtet me targa të Kosovës, nuk lëshon dokumete të identifikimit me arsyetimin  se nuk janë duke jetuar në vendlindjet e tyre, mbanë forca ushtarake në këtë rajon etj. Të gjitha këto dhe pengesa tjera, kanë bërë që familje të shumta të mos guxojnë të  kthehen në tokat e tyre, të mos shijojnë at  bukuri e pasuri natyrore që  ka ky rajon. Se është pasuri dhe vend ideal për të jetuar ashtu si duhet, e vëren që në hap të parë. Ujë i pastër kristal, i mjaftueshëm, rrjedh nga dhjetëra përrenj prej secilit fshat. Pastaj në çdo hap ka kroje, burime të pashtershme uji. Sot në botë bëhen luftëra të përgjakshme për të siguruar burimet e ujit, ndërsa, që nga Muhoci e deri në çdo cep të fshatrave të Malësisë së Bujanocit, pa i përfshirë vendbanimet tjera në rrafsh, të banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, të përcjellë gurgullima e ushtima e lumit, i cili bashkon të gjithë përrenjtë e fshatrave më të larta. Ndoshta kjo është edhe një arsye, që Serbia e mbanë të pushtuar këtë rajon me ushtarë e policë. Për rreth këtij lumi dhe këtyre përrenjve shtrihen fusha, male e kodra të gjelbëruara në të cilat, në këto ditë pranvere, shumëllojshmëria e shpendëve kanë krijuar orkestrën  më të përkryer muzikore. Të duket vetja se je në parajsë. Kur e  dëgjon këtë muzikë, kur  e shijon atë gjelbërim e thith ajër të pastër, të pushon shpirti, të ndritët mendja e të forcohet trupi. Këto fusha e male janë të pasura me lisa ahu e bungu e lloje tjera, prej të cilëve mund të përfitohet mjaft e shumë. Pemët e shumta  të të gjitha llojeve  të cilat janë të gjitha bio, pa pesticide e pa helme, janë plotësisht natyrale dhe shumë të shëndosha. Pastaj bimët e shumta shëruese të cilat mund të përdoren për prodhimin e barërave të ndryshme, fushat e begata për ruajtjen e bagëtisë, arat pjellore për prodhimin e të gjitha produkteve bujqësore, sidomos është i njohur prodhimi i patates në këto fshatra, i cili prodhim kërkohet me të madhe, jo vetëm nga individët dhe tregtarët e vegjël, por edhe nga  kompanitë tregtare të  shteteve të huaja. Nuk duhet të harrohen as pasurit e shumta nëntokësore që deri më tash askush nuk ka folur  për to, ndoshta, me qëllim që të mos të dihet se çka fshihet në nëntokën e këtyre maleve e kodrave. Por, po e përmendim vetëm xeheroren e hekurit në Sedllar e cila është shfrytëzuar një kohë të shkurtër pas Luftës së Dytë Botërore. (Fshati Sedllar është vazhdimësi e fshatit Priboc e Zarbicë). E çka të flasim për shumë vende tjera që nuk janë hulumtuar. Është përfolur nga banorët e fshatrave që janë duke jetuar atje, se disa njerëz, mund të kenë qenë ekspertë të xeheve apo arkeolog, kanë hulumtuar, diku, jo larg mbi xhaminë e Zarbicës. Dhe çka kanë gjetur nuk mund të thotë askush, por sigurish ky interesim, nga kush do qoftë, do të thotë shumë. Se kjo trevë është e pasur me minerale tregojnë edhe rrëfimet e pleqve të sotëm që janë përcjellë brez pas brezi  që nga kohët e lashta.  Ata  tregojnë se, në Zarbicë dikur në kohën e Rimit (Perandorisë Romake-I.T.) ka ekzistuar një shkritore e hekurit. Këto të dhëna na e vërtetojnë edhe mbeturinat e xehes së hekurit që janë gjetur edhe gjatë hapjes së themeleve të shtëpive në afërsi të xhamisë  dhe shkollës tetëvjeçare  së fshatit Zarbicë. Këto mbeturina i has edhe sot gjithandej rreth shkollës, afër ambulancës, rreth lumit të Zarbicës, në rrugë etj. malesia-2 malesia-3   malesia-4 Për pasuri të tilla ka kënduar Naim Frashëri. Por,  Naim Frashëri më shumë i himnizonte pasuritë e lisat e gjatë të Shqipërisë për të ngritur dashurinë për Atdheun kur kishte varfëri të madhe e ishte i pushtuar nga Perandoria Osmane. Ndërsa lisat e gjatë në fshatrat e Malësisë së Bujanocit janë realitet. Por e keqja është se ata po i shkatërron pushteti serb sot, duke u dhënë leje druprerësve  serbë e  shqiptarë  që të  presin malet  tona. Më parë kishte lejuar të prehet mali në vendin “Te Gurët e Sharenit”, e këtë vit, në këto ditë, po lëshon leje të prehet mali në fshatin Priboc. “Mollë e ndalueme” ( Migjeni) malesia-8malesia-9   Vende të bukura për pushim e rekreacion Në këto ditë të bukura pranvere, përkundër pengesave e ndalim qarkullimit të lirë me automjete private nga ana e pushtetit serb, pengesave të shembjes së dheut në rrugë e pengesave tjera, qytetarët e ndjekur gjejnë forma për të vizituar vatrat e veta e për të shijuar bukuritë  natyrore të kësaj treve. Këtë e vëren edhe sot, ditë e shtunë, kur qytetarët kanë dalur në vikend  për pushim e çmallje në vatrat e veta. Dhe kur i sheh këta banorë, në këto ditë mungullimi e gjelbërimi, nën tingujt e orkestrës së kënëgve të shpendëve të shumtë të këtij masivi malor-kodrinor, të kujtohet menjëherë jeta e banorëve të këtyre fshatrave para 15-16 viteve, shkollat plot nxënës duke kënduar e mësuar gjuhën e bukur shqipe, fyelli e kënga e barinjëve, aroma e ngrohtë e arave të lëruara, krenaria, burrëria, mikpritja, nderi, besa shqiptare e trimëritë e burrave ndër breza. malesia-5malesia-6 Se ky vend ofron mundësi të shumta për jetesë, e kanë  dëshmuar edhe 15 familje që jetojnë në 6 fshatrat e Malësisë së Bujanocit. Ata kur janë kthyer në vatrat e tyre, nuk kanë pasur asnjë metelikë, por sot, me punën dhe djersën e tyre, pothuajse kanë bërë ferma gjedhësh, e punojnë tokat duke marrë prodhime bujqësore  e të mira tjera për jetesë. Po ashtu me qëndrimin e tyre në këto fshatra, ata kanë mundësuar që edhe disa shkolla në disa fshatra të jenë të hapura, si në Zarbicë, Suharrën e  Qarr. Por, institucionet shtetërore të Serbisë, organet komunale e ndërkombëtaret, sikur i kanë lënë në harresë këto fshatra, këto vende e këta banorë, i kanë shuar edhe shpresat e atyre që kanë dashur të kthehen e të jetojnë në vatrat e tyre. Asnjëherë nuk u investua ashtu si duhet, nuk u mor me seriozitet askush. Po të kishte ndodh  ndryshe, besojmë shumë se, këto vende do të kishin gjallëri si dikur, toka do të punohej, e që, nuk do të kishte fitim vetëm qytetari i cili do të kthehej, por edhe fshatrat për rreth e vet qyteti i Bujanocit. Të kthehemi vetëm 16-17 vite më parë, kur këto fshatra ishin të mbushura me banorë. Atëherë, tregu i Rogaçicës, Bujanocit, Dardanës e besa edhe Gjilanit, furnizohej me mallra e produkte blegtorale e bujqësore nga duart punëtore të banorëve të fshatrave të Malësisë. malesia-10            
Kryetari i OVL-së jep dorëheqjen, arsyet...shteti, përçarja e ish ushtarëve, politikanëve...
Universiteti Ndërkombëtarë edhe në Preshevë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration