Universiteti Ndërkombëtarë edhe në Preshevë (foto)
Universiteti ndërkombëtarë me seli në Novi Pazar ka hapur zyrtarisht degën e saj në Preshevë dhe në këtë mënyrë do të fillojë me regjistrimin e studentëve të rinj në drejtime të ndryshme për studime themelore me katër vite dhe studime master.
Përfaqësues të këtij institucioni të arsimit të lartë dhe koordinatori i zyrës në Preshevë, vlerësuan se me hapjen e degës së këtij universiteti do të krijohen mundësi të reja për ata që dëshirojnë të studiojnë në këtë vend, raporton Titulli.
Kujtim Sadriu, koordinatorë i zyrës në Preshevë është shprehur i kënaqur me themelimin e kësaj dege e cila do të jetë në shërbim të studentëve të kësaj ane.
Hapjen e kësaj zyre e ka përshëndetur edhe Jahja Fehratoviq, dekan i fakultetit filologjik të Universitetit Ndërkombëtarë i cili shprehu kënaqësinë që gjendet në Preshevë dhe deklaroi se është një moment historik hapja e zyrës këtu.
“Universiteti Ndërkombëtarë i Novi Pazarit është themeluar në vitin 2002 dhe aktivitetin e vetë e ka zgjeruar në qytete të ndryshme dhe me degën në Preshevë po fillojmë një maratonë të gjatë të dijës, humanizmit, arsimimit ku do t’u jepet një mundësi njerëzve që të arrijnë rezultate”, tha Fehratoviq.
Ai shtoi se ky institucion i lartë arsimorë ka një kapacitet të lartë të resurseve njerëzore i cila garanton një shkollim cilësorë.
Ne degën e këtij universiteti-dega në Preshevë do të funksionojnë drejtimet nga Shkencat e Drejtësisë, Ekonomike, Psikologjisë, Pedagogjisë, Filologjikut, Shkencat Kompjuterike dhe drejtimit të Arteve.
Koordinatori, Sadriu ka thënë se studentëve ju kanë krijuar mundësi të studimit për drejtime që kanë munguar në vendin tonë.
Ai theksoi se është edhe një mundësi shtesë për të gjithë maturantët dhe studentët që kanë diplomuar me 3 vite në vendet e rajonit e të pajisen me diploma katërvjeçare.
Universiteti Ndërkombëtarë i Novi Pazarit, ofron programe studimi themelore, master dhe doktoratë që e karakterizon edhe me punën praktike në fusha të caktuara./Titulli.com/