Kryetari i OVL-së jep dorëheqjen, arsyet...shteti, përçarja e ish ushtarëve, politikanëve...
Lokale

Kryetari i OVL-së jep dorëheqjen, arsyet...shteti, përçarja e ish ushtarëve, politikanëve...

29.May.2014 10:50
0
Kryetari i deri tanishëm i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së ish – UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi, në mbledhjen e së mërkurës të kësaj organizate ka dhënë dorëheqje të parevokueshme para anëtarëve të saj, në vend të tij është zgjedhur Afrim Agushi. Deri te dorëheqja e Edmond Isufit nga drejtimi i OVL-së, përveç arsyeve personale është bërë edhe për këto argumente: “Pikë së pari për mos definimin e pozitës së veteranëve të luftës, 13 vite nga përfundimi i saj, së dyti ishte arsyetimi mos statusit të invalidëve dhe të veteraneve të luftës, së treti, mos gatishmëria e autoriteteve shtetërore për të pranuar regjistrimin e kësaj organizate për shkak të emrit të saj”. Njëkohësisht, një shtysë e Isufit për dorëheqjen e tij, pa dyshim është dhe përçarja e ish–ushtarëve por edhe familjeve të dëshmorëve. Shkak tjetër është edhe përçarja gjithnjë e në rritje të faktorit politik shqiptar e sidomos në komunë të Bujanocit edhe përkundër angazhimit të OVL-së për një unifikim të spektrit politik shqiptar. “Prijësit politik as një herë nuk e morën parasysh angazhimin e OVL-së për bashkimin e tyre të paktën kur janë interesat madhore shqiptare”, thuhet në kumtesën e ish kryetarit të OVL-së Edmond Isufi, transmeton Titulli. Ai falënderon të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë kontribuar në zhvillimin dhe ndihmën e kësaj organizate “Në veçanti, kisha falënderuar kryesin e OVL-së për bashkëpunimin mes vete e gjithashtu dhe mediet, që kanë përcjell gjithmonë aktivitetet e OVL-së”. Me këtë rast Isufi, pasardhësit të tij, Afrim Agushit, i cili u zgjodh në mbledhjen e fundit nga anëtarët e kryesisë si kryetar i OVL-së së UÇPMB-së, i dëshiron suksese në realizimin e objektivave të parapara në planë./Titulli.com/ Kliko pë të lexuar kumtesën e plotë të DORËHEQJES SË KRYETARIT
Mustafa: Mosnjohja e diplomave presion ndaj kuadrove të rinj shqiptar (video)
Natyra e bukur shqiptare - Malësia e Bujanocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration