Nata e Maturës nuk duhet të manipulohet...!
Lokale

Nata e Maturës nuk duhet të manipulohet...!

10.Jun.2013 23:18
0
Një grup i nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, kanë lëshuar një reagim lidhur me kundërshtimet e organizimit të mbrëmjes së maturës nëpër shkollat shqipe në Luginë. Reagim: [caption id="attachment_76072" align="alignleft" width="246"]Pamfleta e shpërndarë në shkollën e mesme "Sezai Surroi" Bujanoc, para se të mbahet mbrëmje e maturës... Pamfleta e shpërndarë në shkollën e mesme "Sezai Surroi" Bujanoc, para se të mbahet mbrëmje e maturës...[/caption] Viteve të fundit në rajonin e Luginës së Preshevës, në mënyrë solemne shënohet nata e maturës, bile dhe e semimaturës. Kjo praktikë ka filluar të bëhet tradicionale, duke krijuar vërtetë një pamje madhështore jo vetëm në oborret e restoranteve, por edhe nëpër rrugët e qyteteve. Krejt janë në rregull vërejtjet që këto mbrëmje maturantësh të jenën nën kontroll, që ato të mos kalojnë në një avanturë për të rinjtë, të cilat nganjëherë nga gëzimet mund t’i kalojnë caqet e rregullave gazmore si: vrapimi me makina, konsumimi i alkoolit etj. Këto dukuri ngadalë nga raportet që kanë nxënës-prind dhe arsimtarë, kanë filluar të evitohen, duke ruajtur begatinë e këtyre manifestimeve. Mirëpo, kohëve të fundit po qarkullojnë ide të mbrapshta, kur nga disa hoxhallarë, nga Komuna e Bujanocit të frymëzuar nga disa hoxhallarë ekstrem kosovarë, që këto mbrëmje të maturës ose të hiqen fare, ose të organizohen nëpër xhami. Kjo dukuri u vërejt edhe këto ditë në Preshevë, kur disa të rinj të motivuar nga disa hoxhallarë nga  Bujanoci e Presheva kërkuan që natën e maturës ta organizojnë nëpër xhamia. Kjo dukuri ui vrejt edhe me shpërndarjen e pamfleteve kundër natës së maturës, duke e llogaritur atë si nata e kobshme. “Hoxha” i njohur për grupin e nxënësve, sa ishte punëtor i arsimit, nuk  ka pasur këto vërejtje, bile edhe ka marrë pjesë nëpër këso manifestimesh, kurse tash kur u largua nga arsimi përhapë propagandë fetare kundër natës së maturës. E përkujtojmë hoxhën dhe hoxhallarët e Luginës në përgjithësi që e kundërshtojnë mbrëmjen tradicioanle,  se nata e maturës nuk duhet të politizohet e as t’i jepet ngjyrë fetare. Ajo organizohet gjithkund ku ka shqiptarë dhe gjithkund ku ka shkolla të mesme. Për natën e maturës janë shkruar poezi, janë thurë këngë dhe një organizim i tillë është në ndjenjat e cdo maturanti, i cili pas katër vjet nëpër bankat shkollore dëshiron ta shënoj në natë të tillë, prandaj kërkojmë nga hoxhallarët të mos manipulojnë me shënimin e datave të tilla, të cilat janë të rëndësishme dhe civilizuese, thuhet në reagimin e disa nxënësve të shkollës së mesme Bujanoc.   NGA NJË GRUP NXËNËSISH TË SHKOLLË SË ËMESME “SEZAI SURROI’ NË BUJNAOC Çfar qëndrimi ka feja për mbrëmjen e maturës? (video)  
Hoxha fton maturantët në debat
Arifi në “ofensivë”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration