Arifi në “ofensivë”
Lokale

Arifi në “ofensivë”

10.Jun.2013 20:41
0
Kryetari i Komunës së Bujanocit gjatë kësaj jave do të ketë një agjendë të ngjeshur të takimeve me zyrtarë të huaj e shqiptarë jashtë vendit. Pas pjesëmarrjes në shënimin e përvjetorit të 135 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari Arifi ditëve në vijim do të qëndrojë në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb si dhe në Beograd. Sipas shërbimit për informim pranë kësaj komune, Arifi gjatë qëndrimit në Zagreb do të takohet me intelektual shqiptar, ndërsa do të jetë pjesëmarrës edhe në Kongresin Regjional. Të martën (11 qershor) do të ketë takim me Gëzim Rexhepin, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Bashkinë e Zagrebit, tema: “ Pozita e Shqiptarëve në Kroaci dhe lidhjet e tyre me vendlindjen”. Po këtë ditë të parit të komunës do t’i organizohet një pritje në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb, me ç’rast do të zhvillojë takim me dyer të mbyllura me Ambasadorin Pëllumb Qazimin. Arifi, të mërkurën (12 qershor) do të marrë pjesë edhe në Kongresin Regjional në Zagreb me temë: "Ambienti i volitshëm për investime në Evropën Jug-Lindore". Në këtë kongres, i cili organizohet nga Kroacia, e cila është në prag të inkuadrimit në BE, pjesëmarrëse do të jenë 18 komuna nga Bosna e Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia, shtete këto  anëtare të CEFTA-s. Po këtë ditë Arifi do të zhvilloj një takim me kryetarin e Forumit të Intelektualëve Shqiptar në Kroaci, Muhamet Morinën. Ditën e enjte (13 qershor) Arifi do të qëndrojë ë Beograd për të biseduar me Ambasadorin dhe shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert, për fillimin e ndërtimit të objektit universitar në Bujanoc./Titulli.com/
Nata e Maturës nuk duhet të manipulohet...!
Halimi: Status të njëjtë me serbët në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration