Lokale
Hoxha fton maturantët në debat
Lexova në (www.titulli.com) ashtu si thuhet reagimi i një grupi të nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
[caption id="attachment_76188" align="alignleft" width="200"] Ulvi Fejzullahu[/caption]
Kush ka shpërnda pamflet dhe kush ka bë thirrje për mos organizimi të mbrëmjes së maturës, prej hoxhallarëve tjerë këtë nuk e di. Por një e di që vetë personalisht kam bë thirrje dhe këtë do ta bëj vazhdimisht dhe në këtë drejtim jemi të thirrur nga Islami për ta bërë. Thirrjet edhe të hoxhallarëve tjerë janë me vend dhe plotësisht i mbështes.
Tjetra, unë jam i frymëzuar nga feja e morali që degjenerimet që po ndodhin në këto manifestime, duke pirë alkool, duke u lakuriqu, etj., janë të papranueshme për popullin tonë shqiptarë e mysliman. Mediokritet është që të thuash:
“kohëve të fundit po qarkullojnë ide të mbrapshta, kur nga disa hoxhallarë, nga Komuna e Bujanocit të frymëzuar nga disa hoxhallarë ekstrem kosovarë, që këto mbrëmje të maturës ose të hiqen fare, ose të organizohen nëpër xhami.”
Të rinjtë në Preshevë që kanë shënuar maturën në xhami, kjo është vlerë dhe ngritje asgjë të keqe nuk ka, për këtë i përgëzoj. Pse kjo të quhet ekstremitet, ata të cilët mendojnë kështu mu këta janë të tillë.
Të rinjtë e shkollave të mesme tregojnë qartë se në këto mbrëmje çfarë marifetllëqe bëhen, e si nëpërkëmben vlerat morale.
Jemi pa kompromis për ta luftuar imoralitetin dhe ruajtjen e nderit dhe moralit të bijve dhe bijave të këtij populli.
Në fund, kërkoj nga www.titulli.com ta publikoj këtë sqarim të reagimit, dhe kërkoj nga grupi i nxënësve që kanë reaguar, (apo ata që kanë shkruar këtë reagim në emrin e nxënësve) të takohem dhe të bëj një debat të hapur për të sqaruar edhe shumë gjëra tjera.
Ulvi Fejzullahu - imami i xhamisë në Bujanoc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!