Në Bujanoc 42.288 qytetarë me të drejtë vote, 10 lista të shpallura nga KKZ
Lokale

Në Bujanoc 42.288 qytetarë me të drejtë vote, 10 lista të shpallura nga KKZ

11.Apr.2016 13:10
0
Në zgjedhjet lokale të 24 prillit, qytetarët e komunës së Bujanocit do të mund të votojnë për njërën nga dhjetë listat që janë shpallur, respektivisht certifikuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ), raporton Titulli.com.

“Ky është numri definitiv i listave të shpallura, pasi më 8 prill ka kaluar afati për dorëzimin e listave”, tha për portalin Titulli.com, Fejzi Beqiri kryetar i KKZ-së në Bujanoc.

Sipas Beqirit, numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Bujanocit është 42.288 qytetarë me të drejtë vote.

Qytetarët që nuk janë në listën zgjedhore mund të paraqiten në zyrën për listat zgjedhore në ndërtesën e administratës komunale të Bujanocit.

Kështu do të duket lista votuese për zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit, sipas numrit rendor të certifikuar nga ana e KKZ-së.

  1. Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi.
  2. Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton.
  3. Grupi i Qytetarëve Dr Stojança Arsiq – Për Bujanoc më të mirë.
  4. PVD – UDSH – Shaip Kamberi.
  5. Levizja e Progresit Demokratik – Jonuz Musliu.
  6. Lista serbe – Partia Socialiste e Serbisë, Serbia Unike dhe Lëvizja Serbe e Përtëritjes .
  7. Partia e Njësuar Rome – Jekutni Partija Romani.
  8. Partia Demokratike – Natasha Klajiq.
  9. Grupi i Qytetarëve për Bujanocin – Sali Salihi.
  10. Partia Republikane – Republikanus Part- Avdil Ramadani.  
Sinani: Me PDSH-në nuk do të ketë qeverisje, e kemi kundërshtarin më të madh politik (video)
Bujanoc: PD, LPD dhe PR fillojnë fushatën parazgjedhore, PVD do të nis të martën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration