Mustafa: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar në Preshevë, vazhdojmë më fuqishëm
Lokale

Mustafa: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar në Preshevë, vazhdojmë më fuqishëm

26.Dec.2017 08:24
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka falënderuar votuesit e vet pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 24 Dhjetor duke vlerësuar se partia e tij të mbetet faktor politik i domosdoshëm në vend.

“Gjithashtu ju përkujtoj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, se ky proces zgjedhor akoma nuk ka përfunduar dhe se duhet vazhduar edhe më fuqishëm shtrirjen e idesë së konceptit tonë, respektivisht deri në përfundim të plotë të këtij procesi zgjedhor”, ka shkruar Mustafa. 

Kjo është deklarata e plotë e kryetarit të PDSH-së, Ragmi Mustafa: 

Të nderuar anëtarë, simpatizues dhe aktivistë të Partisë Demokratike Shqiptare, si dhe të gjithë ju qytetarë të komunës së Preshevës.

Të dashur votues, anëtarë, aktivist dhe bashkëpunëtor të Partisë Demokratike Shqiptare , pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale të parakohshme, dëshiroj t’Ju faleminderoj për mbështetjen dhe punën e bërë gjatë fushatës dhe ditës së votimit.

Të gjithë ju dëshmuat vullnet, palëkundshmëri, mençuri, në këto zgjedhje duke e nxjerrë fitimtare dhe të qëndrueshme idenë e Partisë Demokratike Shqiptare.

Gjithashtu dua t’i faleminderoj të gjithë votuesit dhe aktivistët e PDSH-së, të cilët me vullnetin e tyre të lirë vendosen që “Partia Demokratike Shqiptare” të mbetet faktor politik i domosdoshëm në vend.

Me votën e më shumë se 5 mijë votuesëve, Ju e bëtë të hapet rruga e vetme e shpresës dhe vendosmërisë së shqipëtarëve për rezistencë ndaj të keqes që po na rrethon.

Ne, tani kemi detyrime dhe përgjegjësi para jush dhe para së gjithash para Preshevës shqiptare!

Unë ju përgëzoj për kulturën, guximin dhe urtësinë që treguat.

Jam i bindur se radhët tona do të shtohen për çdo ditë e më tepër, ngase populli ynë do të ndërgjegjësohet për të vërtetën!

Një faleminderim të veçantë për të gjithë komisionerët e Partisë Demokratike Shqiptare për punën e palodhur, të cilën e kanë bërë vetëm e vetëm që ta ruajnë votën e lirë të qytetarëve, në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.

Partia Demokratike Shqiptare kudo që të jetë, në pozitë apo opozitë, me idenë dhe konceptin e saj do të sjellë vlera qytetarie, sepse ajo ngjizë historinë, traditën, kulturën tonë nacionale brenda kontekstit kohorë dhe hapsinor.

Gjithashtu ju përkujtoj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, se ky proces zgjedhor akoma nuk ka përfunduar dhe se duhet vazhduar edhe më fuqishëm shtrirjen e idesë së konceptit tonë, respektivisht deri në përfundim të plotë të këtij procesi zgjedhor.

Me respekt,

Kryetari i PDSH-së
Dr.sc. Ragmi Mustafa

Ardita Sinani bëhet pishman me reagimin ndaj qytetarëve të Preshevës
Arifi: Raundi i vetëm i pensionimit politik, vullneti i popullit nuk po rrespektohet?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration