Ardita Sinani bëhet pishman me reagimin ndaj qytetarëve të Preshevës
Lokale

Ardita Sinani bëhet pishman me reagimin ndaj qytetarëve të Preshevës

25.Dec.2017 18:24
0
Ardita Sinani ka shkruar reagimin e dytë pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet lokale më 24 Dhjetor në komunën e Preshevës.

Ajo mbrëmë kishte shkruar reagimin e parë brenda të cilit u vlerësua nga qytetëtarët se kishte elemente fyese në fjalinë “Duhet të mësohemi të humbim si njerëz se sa të gëzohemi si kafshë”.

 Në sqarimin e sotëm dërguar redaksisë sonë,  Sinani është shprehur se reagimi im i mbrëmshëm nuk ishte për JU qytetarë  por ishte reagimi ndaj manifestimit agresiv me elemente fyese.

Ky është reagimi i dytë i plotë i Ardita Sinanit: 

Të Nderuar qytetarë,

Të nderuar votues, anëtarë e aktivistë të PVD-së,

Së pari Ju faleminderoj që patët besimin të jem bartëse e këtij proçesi zgjedhor.
Ju faleminderoj nga zemra të gjithë ata që dhanë angazhim e përkushtim të palodhshëm që së bashku të çojmë proçeset përpara në favor të partisë dhe vendit.

Në çdo proçes ka sfida dhe ne u përballëm me sfidën më madhe të të gjitha kohërave. U përballëm me MISIONAR enigmatik.
Edhe pse një numër i madh i votuesve i shkoi pas një Vazali të Beogradit, me këtë degradim të politikës përmes manipulimeve, shantazhimeve, blerjes së votës do të vie dita shumë shpejtë që të pendohen për votën e dhënë. Unë Ju kam treguar në çdo tubim dhe emision se kush është Misionari. Prandaj kur të bëhet vonë mos thuani se njohëm!

Ne kurrë se kemi patur problem t'i pranojmë rezultatet e të tjerëve prandaj reagimi im i mbrëmshëm nuk ishte për JU qytetarë të Nderuar por ishte reagimi im ndaj manifestimit agresiv me elemente fyese. 

Me shumë respekt,
Ardita SINANI

Lista serbe nuk kalon pragun , shpresa në votimet e përsëritura në Preshevë
Mustafa: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar në Preshevë, vazhdojmë më fuqishëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration